Fëmijët dhe nipërit e Titos bëhen milionerë? Ja sa vlen pasuria e Josip Broz-it (FOTO)
Autori: Gazeta inFokus 08:49 | 29 May 2017
Familjarët e Josip Broz Titos, të afërmit dhe trashëgimtarët e pasurisë së tij, këto ditë më padurim po presin të dëgjojnë se çfarë u kishte lënë i afërmi i tyre nga trashëgimia.
Fillimisht gjykata themelore kishte përfunduar procesin e parë të gjatë 30 vite, dhe më pas ka marrë një vendin për ndarjen e trashëgimisë së Marshallit.
Ky vendim pritet të merret në më pak se një muaj. Megjithatë, pyetja kryesore në Serbi është se sa me të vërtetë vlen trashëgimia e kryetarit të Jugosllavisë, dhe nëse ajo është me të vërtetë tepër e vlefshme, shkruan e përditshmja serbe Telegraf.
Derisa nuk dihet se çfarë kanë fituar trashëgimtarët, nëpër Beograd po qarkullojnë tregime nga më të ndryshimet në lidhje me atë se çfarë në të vërtetë i kishte lënë presidentit i Jugosllavisë fëmijëve dhe të afërmve, ku po përmenden edhe shifra milionëshe – si në pasuri të patundshme, ari, piktura, medalje dhe enë…
Vlera reale e arit dhe patundshmërive të Titos pritet të llogaritet, kurse ky proces do të mbahet në mend nga prolongimi i procesit gjyqësor, pasi me ndërrimin e sistemeve politike ashtu edhe seancat verifikuese kanë ndryshuar formën.
Historiani Çedomir Antiq, ka deklaruar se çështja e pronës dhe trashëgimisë së Titos është shumë komplekse, dhe se gjykatat gjatë procesit ishin nën presione shumë të mëdha.
“Pasuria e luajtshme e Josip Broz-it vlerësohet në dhjetëra e deri në qindra miliona euro. Shqetësimi më i madh i gjitha gjykatave ishte përcaktimi i asaj se çfarë duhet të jetë pronë shtetërore e çfarë private”, ka shtuar Antiq.
Por si ilustrim mund të përdoret rasti i pensionit të Jovanka Broz, ose shuma e pensionit të saj. Autoritetet dëshironin ti epnin Jovankes pensionin më të madh të mundshëm në vend, kurse ajo e kishte kërkuar pensionin në bazë të pagës aktuale të JosipBrozit, që para disa viteve ishte e barabartë me atë të një sundimtari aziatik, e jo të një Presidenti.
Një gjykatë ka kryer verifikim zyrtar dhe ka prezantuar të afërmit e Marshallit, ndërsa avokatja Violeta Koçiq-Mitaçek, përfaqësuese e djalit të Titos, Misha dhe mbesës Zlativa, ka refuzuar çdo propozim të mëtejmë për të krijuar lista të reja me pasurinë e Titos nga institucionet e ndryshme shtetërore, duke i cilësuar si të tepërta.
Enigmë e madhe mbeten pronat e paluajtshme e Titos, pasi gjitha ato që i kishte marrë kanë qenë personalisht të tij, dhe për këtë ende nuk dihet se çfarë do të mbetet në pronësi të shtetit. Por, Antiiq beson se nuk mund të përcaktohet e gjithë pasuria e Titos, pasi nuk dihen se çfarë statusi kanë rreth 100 objektet të cilat i kishte nëpër gjithë ish-Jugosllavinë.
Përveç mbesës së Titos, Svetlana Broz dhe vajzës së saj, në listën e trashëgimtarëve figurojnë edhe i biri Misha, nipërit e mbesat, Joshka, Zllatica dhe Edvard, si dhe trashëgimtarët e Jovankës, motrat e saj Nada dhe Zora.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...