Lajme

Fëmija që kërkon para në rrugë i dorëzon të gjitha që t’i dalë në ndihmë Shqipërisë

Autori: Gazeta inFokus 22:52 | 27 November 2019

Del çdo ditë për të kërkuar para për mbijetesë.

Por kësaj here djaloshi i vogël nga qyteti i Klinës ka dalë për të kërkuar para që të ndihmojë të mbijetuarit nga tërmeti në Shqipëri, shkruan gazeta inFokus.

Në organizimin që ishte bërë nga qytetarët e Klinës që të grumbullonin ndihma për t’i dërguar në Shqipëri djaloshi i vogël nga komuniteti rom Vetrimi afrohet dhe lë aty gjithcka që kishte mbledhur gjatë ditës.

-Advertisement-

Nga dëshira e madhe për të ndihmuar ai la të gjitha paratë duke mos lënë asgjë për veten./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera