Fëmija më i trashë në botë që peshonte 190 kg, tani ka humbur më shumë se gjysmën e peshës
Autori: Gazeta inFokus
09:52 | 23 February 2021
14 vjeçi peshonte rreth 190 kg në moshën 11 vjeç, dhe tani pas një diete strikte peshon vetëm 80 kg.
Fëmija më i trashë në botë tani nuk njihet fare pasi humbi më shumë se gjysmën e peshës së tij të mëparshme, shkruan lajmi.net.
Arya Permana, 14 vjeç, peshonte 190 kg kur ishte vetëm 11 vjeç, tani ka rënë në 80 kg pasi filloi të ndjekë një dietë strikte.
Djaloshi la pa fjalë mjekët kur ata para 5 viteve panë për herë të parë një fotografi të djaloshit. Arya është nga Indonezia, dhe për shkak se pesha e tij ishte shumë e pazakontë, ai ka pasur problem edhe të gjente rroba që do t’i vinin tamam.
Ai me vite të tëra i kaloj vetëm duke ngrënë, sepse masa e tij nuk e lejonte as të ecte, pra ai nuk mundi as të shkollohej. Për 5 vite, ai kaloi në shumë dieta dhe trajnime, që e ndihmuan të humb 110 kg.
Ai tha se shumica e njerëzve mbajnë dieta për një javë, dhe ndjehen shumë më të lumtur me veten, por pas asaj jave, ata do vazhdojnë të hanë si gjithmonë.
Arya mendon se dieta duhet të jetë graduale, të zvogëlohet sasia e ushqimit nga pak çdo javë, dhe jo menjëherë. Ai tha se ai e zvogëloi sasinë e ushqimit çdo javë, duke hequr nga 5 lugë ushqim çdo herë.
Tani, ai ecë çdo ditë nga 3 km, dhe luan basketboll ose ndonjë sport tjetër për dy orë çdo ditë. Ai gjithashtu ka filluar edhe shkollën.
Ai ha vetëm 3 vakte në ditë, dhe konsumon më shumë pemë dhe perime, duke shmangur të gjitha ushqimet e gatshme dhe duke e bazuar dietën e tij në drithëra dhe ushqime natyrale.
Të tjera
-
Gruaja e ‘Sandokanit’ dhe zyrtari tjetër i MPMS’së lirohen nga akuzat për korrupsion
Të premten në Departamentin Special në Gjykatën Themelore është shpallur aktg...
-
Agim Bahtiri tregon nëse do të rikandidojë për kryetar të Mitrovicës
Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, beson se do të rikandidojë pë...
-
Palmer: SHBA nuk do të imponojnë zgjidhje për Beogradin dhe Prishtinën
Shtetet e Bashkuara nuk do të imponojnë zgjidhje për Beogradin dhe Prishtinën...
-
Detaje nga aksioni i inspektorëve në kafiteritë e Prishtinës
Insepektoriati i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë së bashku me Poli...
-
Pas e quajti Kurtin anti-amerikan, ish diplomati gjerman i reagon Grenellit
Ischinger i reagon Grenellit: Mandati juaj ka skaduar, lija Kosovën njerëzve ...
-
Aksion në Prishtinë, inspektorët po i zbrazin kafiteritë në rrugën B
Kafitëritë në rrugën B janë zbrasur nga inspektorët e Agjencisë së Us...
-
Lajmi i mirë për nxënësit e shkollave fillore në këtë komunë
31 filloristë nga komuna e Kamenicës do të përfitojnë shuma parash nga 270 eu...
-
PE më 25 mars diskuton raportin e progresit për katër shtete të Ballkanit
Debati mbi raportet mbi përparimin e katër vendeve të Ballkanit drejt BE-së d...
-
Kur do të liberalizohen vizat, flet ambasadori francez
Ambasadori francez në Beograd, Jean Louis Falconi, gjatë një debati online de...
-
Lajçak tregon se çfarë dokumente i dha Kurtit
Emisari i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun në mes të Kosovës dhe Ser...
-
Varianti më ngjitës i Covid-19 konfirmohet edhe në Evropë
Një person misterioz i infektuar me variantin shqetësues Covid-19, zbuluar në...
-
BE ”shuan” shpresat për Shqipërinë
Në Komisionin për politikë të jashtme të Parlamentit Evropian janë miratuar r...