Lajme

“Fëmija i tyre po qante, i kishte këpucët me gjak” – Një dëshmitar tregon detaje nga vra*ja e gruas në Ferizaj

Autori: Gazeta inFokus 16:20 | 12 April 2024

Një vrasje e rëndë ka ndodhur në Ferizaj. Një person ka vrarë një grua në Qendrën për Punë Sociale ndërsa ka plagosur një burrë.

Nga Prokuroria Themelore në Ferizaj deklaruan se dyshimet e para janë që gruaja është vrarë nga ish-bashkëshorti i saj.

Ndërkohë një dëshmitar i ngjarjes i ka thënë Insajderit se ish-çifti dyshohet se kishin qenë në konflikt për shkak të kujdestarisë së fëmiut.

-Advertisement-

I njëjti theksoi se e ka parë fëmijën të moshës rreth 14 vjeçare kur ka dal nga enti social duke qajtë, ndërsa këpucët i kishte të gjakosura.

“Thanë se janë kap se kush e mban fëmiun, kanë qenë brenda entit social edhe e gjuajt me armë gruan e vet, fëmiu më duket se ka qenë i moshës 14-15 vjeçare, atë e pash duke dal nga objekti ndërsa këpucët i kish pas me gjak”, ka deklaruar për Insajderin ky dëshmitar.

LAJMI I FUNDIT: Vri*et një grua dhe pla*oset një burrë në Ferizaj

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?

Të tjera