Lajme

Fëmija bie nga rimorkio e motokultivatorit, merr lëndime të rënda

Autori: Gazeta inFokus 12:18 | 08 March 2021

Një fëmijë ka pësuar lëndime të rënda trupore pasi që ka rënë nga rimorkio e një motokultivatori.

Aksidenti sipas policisë ka ndodhur në fshatin Caparc të Prizrenit.

Deri te aksidenti sipas policisë kishte ardhur nga pakujdesia e drejtuesit të motokutivatorit i cili në rimorikio kishte disa fëmijë.

-Advertisement-

“Gjatë rrugës në një kthesë të lehtë derisa kishte filluar kthimi, një prej fëmijëve ishte i ngritur në këmbë dhe në një moment bien nga rimorkioja e galdonit dhe si pasojë e saj pëson lëndime të rënda trupore”, thuhet në njoftimin e policisë.

Fëmijës i është ofruar tretman mjekësor në spitalin e Prizrenit dhe mbetet në shërim të mëtutjeshëm.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera