Fun & Video

Fëmija arab paguan 5.9 milionë dollarë, për katër targa të veturave

Autori: Gazeta inFokus 17:57 | 22 October 2018

Në Emiratet e Bashkuara Arabe, zhvillohen ankande ku shiten targat që kanë numra të veçantë.

Në këto vende mblidhen burra të pasur, që ofrojnë shumë para për të blerë shenjën që duan.

Por, ky rast është shumë i veçantë, sepse kemi të bëjmë me një 11-vjeçar. Ky fëmijë i njohur vetëm si Alumramba, i ka ofruar 5.9 milionë dollarë për katër targa.

-Advertisement-

Ai i ka blerë ato që kanë numrin 11, 7, 1111 si dhe 51. Numri 11 simbolizon qytet-shtetet që i përbëjnë Emiratet e Bashkuara, ndërsa 1111 është shumë i rrallë, së bashku me numrin 7.

Mirëpo, nuk dihet pse ai e mbante në dorë targën me numrin 51, duke e vlerësuar më së shumti.

Megjithëse Alumbramba nuk ka leje të vozitjes, ka shumë para dhe vetura, ndërsa për drejtimin e veturës angazhohen shoferët profesionistë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova

Të tjera