Lajme

FemArt 7 përfundon sonte

Autori: Gazeta inFokus 10:46 | 16 June 2019

Sonte përmbyllet edicioni i shtatë i Festivalit të Artisteve dhe Aktivisteve, ku rreth 200 artistë e aktivistë nga vendi, rajoni e bota për gjatë 6 ditëve u bënë pjesëmarrës të aktiviteteve të cilët përmes artit të tyre u bashkuan me moton “Me Liri kundër Marres”.

Gjatë këtyre ditëve artistët çuan mesazhin e festivalit që gratë duhet të jenë të lira, ta jetojnë jetën ashtu si duan dhe të marrin vendime mbi jetët duke përtej asaj që shoqëria patriarkale e konsideron “marre”.

Në ditën e shtatë të festivalit Femart, në ora 20:00 – 23:30, në Teatrin ODA, do të organizohet koncerti FEMART FINALE.

-Advertisement-

Festivali Femart është pjesë e iniciativës së 20 aktiviteteve për përkujtimin e 20 vjetorit të çlirimit të Prishtinës, organizuar në bashkëpunim me komunën e Prishtinës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI

Të tjera