Lajme

Fejza: Me këtë qasje të Serbisë në teren, nuk mund të ketë normalizim

Autori: Gazeta inFokus 19:23 | 26 September 2023

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arjeta Fejza, vlerësoi që me këtë qasje të Serbisë në teren, nuk mund të ketë normalizim të marrëdhënieve.

Në kuadër të diskutimit për sulmin e së dielës në fshatin Banjskë, Fejza tha se tani masat janë të domosdoshme për Serbinë.

“Është koha të flasim për natyrën e vërtetë të shtetit të Serbisë. Në këto rrethana, ne i kemi adresuar vazhdimit te Bashkimi Evropian gjendjen e terenit. U kemi thënë që Serbia me destruktivitetin e saj, tashmë edhe me organizimin kriminal, po e pengon dhe nuk mund të ketë implementim të marrëveshjeve, as hapa konkret drejt normalizimit me këtë qasje të Serbisë në teren. Masat janë të domosdoshme për Serbinë”, deklaroi Fejza në emisionin “Ditari”.

-Advertisement-

E pyetur se ndodhitë e fundit a mund t’i shtyjnë përgatitjet e procesit zgjedhor në katër komunat veriore, Fejza tha se tani është e rëndësishme që të shihet vetëm epilogu i këtij aksioni.

“Aktualisht gjendja atje është stabile por e tensionuar, tani e rëndësishme është që të shohim epilogun e këtij aksioni dhe ditëve në vazhdim do të shohim se si do të rrjedhë procesi”, u shpreh tutje Fejza.

Policia e Kosovës është sulmuar nga një grup terrorist, me arsenal armësh, përfshirë këtu edhe me granata dore dhe zollë, ku si pasojë e gjuajtjeve një polic është vrarë dhe një tjetër është plagosur.

Sulmet ndaj policisë kanë ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të së dielës në fshatin Bajnskë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Viva Fresh Store triumfon në çmimet Best Buy Award 2024/2025 në Kosovë!
-Advertisement-

Të tjera