Lajme

Fehmi Kupina jep dorëheqje nga LDK

Autori: Gazeta inFokus 14:40 | 08 June 2023

Kryesues i Kuvendit Komunal të Prishtinës, Fehmi Kupina, të enjten ka njoftuar se ka dhënë dorëheqje nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

E këtë, Kupina e ka bërë të ditur në seancën e sotme të Kuvendit Komunal, e cila ishte thirrur nga opozita për të shkarkuar aksionarët e ndërmarrjeve publike lokale.

Ai ka thënë se mandatin e tij do ta vazhdoj si i pavarur.

-Advertisement-

“Më datën 08.06.2023, unë kryesues i Kuvendit jam anëtar i pavarur dhe nuk do t`i përkas asnjë partie apo grupi politik, dhe mandatin tim do ta ushtroj në përputhje me ligjit e Kosovës dhe do t`i jem besnik secilit votues”, ka deklaruar Fehmi Kupina./Gazeta Infokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Hej, hej, hej, erdhi Black Friday me zbritje deri në 75% në Comodita Home
-Advertisement-

Të tjera