Sport

Federata Evropiane e Xhudos i shpërblen dy kampionet olimpike të Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 18:52 | 05 December 2021

Federata Evropiane e Xhudos (EJU) i ka shpërblyer me dekoratë kampionet olimpik të Kosovës, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova, për arritjet e tyre gjatë vitit 2021.

Në një Gala Mbrëmjen të shtunën në Stamboll të Turqisë me dekoratë u shpërblye edhe Federata e Xhudos së Kosovës, raporton Gazeta Express.

Krasniqi dhe Gjakova iu bashkuan Majlinda Kelmendit si kampione olimpike, pasi fituan medalje të arta në Lojërat Olimpike Tokio 2020 gjatë kësaj vere në Japoni.

-Advertisement-

Kosova i fitoi dy medalje të arta në Tokio, duke e çuar në tri numrin e përgjithshëm të medaljeve në historinë e vet në Lojëra Olimpike, pas të medaljes së parë olimpike, të artë po ashtu, të Majlinda Kelmendit në debutimin e Kosovës në Olimpiadë në Rio 2016.

Distria Krasniqi e fitoi medaljen e artë në kategorinë 48 kilogramë, e cila ishte e para për Kosovën në Tokio dhe e para për të në karrierë. Nora Gjakova e përsëriti suksesin e saj duke e fituar medaljen e artë në kategorinë 57 kilogramë.

Kosova i dërgoi 11 atletë në Lojërat Olimpike në Tokio, prej të cilëve gjashtë ishin me normë olimpike. Duke e parë numrin e atletëve pjesëmarrës, rezultati i Kosovës vlerësohet të jetë fantastik.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera