Lajme

Federata Evropiane e Gazetarëve dënon sjelljen e zyrtarit të VV-së

Autori: Gazeta inFokus 11:28 | 12 November 2021

Federata Evropiane e Gazetarëve (EFJ), ka reaguar ndaj deklaratës së zyrtarit, Hysamedin Ferajt të Lëvizjes Vetëvendosje se Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është organizatë e rrezikshme për shtetin dhe se po punon kundër vlerave të gazetarisë evropiane.

“Është krejtësisht e papërgjegjshme të promovohet publikisht urrejtja dhe të drejtohet gishti ndaj gazetarëve në këtë mënyrë. Ne dënojmë këtë sjellje të turpshme dhe e mbështesim AGK-në dhe punën e tyre të rëndësishme që e bëjnë për gazetarët në Kosovë”, kanë shkruar EFJ në Twitter.

Feraj, të martën në një prononcim për media ka thënë se AGK-ja është një organizatë e rrezikshme për shoqërinë dhe shtetin e Kosovës, por para së gjithave për qytetarët e saj, sepse sipas tij ka mbrojtur dhe vazhdon të mbrojë një propagandë linçuese që bëjnë gazetarët.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation
-Advertisement-

Të tjera