Sport

Federata e Zvicrës thellon skandalin për çështjen Behrami

Autori: Gazeta inFokus 13:52 | 08 August 2018
Reagimet ishin të ashpra kur Valon Behrami, të hënën njoftoi se ai ishte përjashtuar nga Përfaqësuesja zvicerane.

Trajneri i saj, një gjë të tillë ia kishte thënë atij në një telefonatë të shkurtër. Nuk është aspak e vërtetë, ka thënë të hënën Federata futbollistike zvicerane në programin televiziv të SRF 1 “Rendez-vous am Mitag” duke ia hedh fajin Valon Behramit, transmeton Albinfo.ch.

“Nuk mund ta konfirmoj se Valoni është përjashtuar. Trajneri i ekipit i ka kontaktuar disa lojtarë të hënën, më tepër lojtarët me përvojë dhe më të vjetër dhe u ka thënë atyre se ai nuk do të planifikonte të luaj me ta në kualifikimet për Uefa Nations League, për tu dhënë mundësi lojtarëve më të rinj. Përpos kësaj, ai u ka thënë atyre se ata edhe më tej mund të bashkohen me ekipin kombëtar, duke vlerësuar nëse ata ende mund të stërviten. Dhe më pas ai u ka thënë, mendoni për të ardhmen tuaj në ekipin kombëtar dhe lajmërohuni sërish gjatë javës”.

“Sigurisht që dyshimi është i justifikuar. Mendoj se ka pasur shumë emocione. Valon Behrami është një person emocional, për këtë edhe është shndërruar në një futbollist të shquar. Gjithashtu për ekipin kombëtar zviceran. Muapër atë se sjell shumë emocione në lojë. Por unë mendoj se në këtë rast, ai nuk e ka kuptuar atë që ka menduar trajneri kombëtar. Ai nuk ka marrë një vendim të caktuar, nuk është marrë asnjë vendim zyrtar, asnjë lojtar nuk është përjashtuar nga skuadra kombëtare”.

-Advertisement-

Për komunikimin e keq të Petkoviqit, Marco von Ah ka pohuar “Kjo po më habitë. Katër nga pesë lojtarë e kanë kuptuar mesazhin shumë mirë. Unë u habita që u bë një problem aq i madh kur dihet se që të dy personazhet në mes vete komunikojnë në gjuhën italiane të cilën e njohin shumë mirë dhe gjithmonë kishte një marrëdhënie të mirë”.

“Po që se trajneri do të kishte vendosur ta largojë Behramin, ai këtë gjë nuk do ta kishte bërë përmes telefonit. Kontakti ishte menduar si një lloj sondizimi. Mendoj se është e arsyeshme që ai ta bëjë këtë në telefon, edhe në kuptimin e efikasitetit, pasi ka pasur disa telefonata që nuk morën kohë as edhe vetëm 2 minuta. Kjo ishte arsyeja pse ky rast është i justifikueshëm. Kur është fjala për marrjen e një vendimi të detyrueshëm, gjërat janë më ndryshe”.

“Po që se trajneri thotë `jo`, ky do të ishte një vendim i pastër sportiv, i cili u bë vetëm nga ai vetë, pa asnjë prapavijë sportive-politike. Paraprakisht, ai nuk e diskutoi vendimin me kryetarin [Peter Gilliéron] ose me sekretarin e përgjithshëm [Alex Miescher]. Trajneri ka autonominë dhe mbështetjen e federatës. Ai duhet të kujdeset për përbërjen e ekipit dhe të ardhmen e tij pas pjesëmarrjes në Kupën së Botës. Këto janë procese normale”.

Lidhur me shqiponjën dykrenare, Ah ka deklaruar “Ne kemi punuar në këtë çështje , në të cilën kemi pranuar publikisht se kemi bërë gabime. Nuk e filluam keq, në aferën me shqiponjën dykrenare, menaxhmenti i federatës menjëherë u vendos në mes të lojtarëve dhe pastaj arriti t`i qetësojë gjërat. Më pas, ne personalisht e aktualizuam temën e që gjerat nuk shkuan shumë mirë. Kërkuam ndjesë për këtë dhe e bëmë të qartë se nuk duam të diskriminojmë, diskreditojmë apo pengojmë askënd. Nuk mendojmë se gjithçka ka përfunduar. Mbeten ende detyra për tu bërë”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!

Të tjera