Sport

Federata e Xhudos tregon se a i përdorin rrjetet sociale kampionet olimpike të Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 17:13 | 27 July 2021

Distria Krasniqi e Nora Gjakova janë emrat më të përfolur ditëve të fundit në vendin tonë, shkruan Gazeta inFokus.

Kjo pasi xhudistët nga Peja arritën ti siguronin Kosovës medalje të arta në Lojërat Olimpike ‘Tokyo 2020’ që po mbahen në Japoni.

Gjakova triumfoi në kategorinë 57 kilogramë, kurse Krasniqi në kategorinë deri në 48 kilogramë.

-Advertisement-

Fitoret e tyre janë komentuar shumë në rrjetet sociale, por as Distria e as Nora nuk kanë asnjë rrjet zyrtar sociale siç janë facebook, twitter, tik-tok e instagram.

Kjo është bërë nga Federata e Xhudos e Kosovës, ku thuhet se Majlinda Kelmendi, Distira Krasniqi, Nora Gjakova e Loriana Kuka nuk kanë profile të vërteta në rrjetet sociale.

Më poshtë keni postimin e plotë të Federatës së Xhudos së Kosovës./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm

Të tjera