Lajme

FDH Kosovë: Shfuqizimi i speciales – mohim i drejtësisë për viktimat

Autori: Gazeta inFokus 16:53 | 08 January 2018

Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë konsideron se nisma e fundit e krerëve institucional që me anë të një ligji tjetër të shfuqizohet Gjykata Speciale, pa asnjë argument të qëndrueshëm, është një veprim i pamatur, i cili, nëse realizohet, në mënyrë brutale minon procesin e ndërtimit të sundimit te ligjit në Kosovë.

“Ky veprim me të drejtë do të shihet si pengim i hetimeve dhe parandalim i ndëshkimit të kryesve të krimeve të luftës dhe krimeve kundër njerëzimit dhe pamundëson procesin e drejtësisë tranzicionale në Kosovë, tërthorazi duke e promovuar kulturën e mos-ndëshkimit”, thuhet në deklaratë.

FDH Kosovë kërkon nga krerët e institucioneve që të heqin dorë përfundimisht nga nisma për shfuqizimin e Gjykatës Speciale, pasi shfuqizimi eventual i kësaj gjykate do të ndikojë në mënyrë të konsiderueshme në pengimin e të gjitha rasteve tjera për krime lufte para cilësdo gjykatë, dhe kërkimi i llogaridhënies për krime lufte do të degradonte.

-Advertisement-

Ndryshe, FDH Kosovë në vitin 2015 kishte përkrahur miratimin e ndryshimeve kushtetuese dhe aprovimin e ligjit që mundësonin formimin e Dhomave të Specializuara dhe zyrës së Prokurorit të Specializuar të Kosovës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera