Lajme

FDA të mërkurën pritet të shpallë strategjinë për kombinimin e vaksinave të ndryshme Anti-COVID

Autori: Gazeta inFokus 17:35 | 19 October 2021

Mediat amerikane thonë se së shpejti Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA) do të lejojë marrjen e një doze përforcuese të vaksinës COVID-19, të ndryshme nga dozat pararendëse.

Enti rregullator federal i ilaçeve pritet të shpallë të mërkurën të ashtuquajturën strategji e “kombinimit të doza të ndryshme, por që plotësojnë njëra-tjetrën” pasi të japë zyrtarisht autorizimin për dozat përforcuese të vaksinës së Modernës, që merret me dy të tilla dhe Johnson & Johnson-it, që merren me një dozë të vetme.

Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve kanë miratuar tashmë doza përforcuese të vaksinës së Pfizer-it, me dy doza, për disa kategori personash.

-Advertisement-

Personat që kualifikohen duhet ta marrin atë gjashtë muaj nga marrja e dozës së dytë. Bëhet fjalë për amerikanët mbi 65 vjeç, banorët e azileve, punonjësit e vijës së parë të frontit, si mësuesit dhe punonjësit e kujdesit shëndetësor, si dhe ata persona mes moshës 50 dhe 64 vjeç, me sistem të dobët imunitar, raporton VOA.

Vendimi për të autorizuar vaksinat përforcuese të Moderna-s dhe Johnson & Johnson, vjen pas një studimi të publikuar javën e kaluar nga Instituti Kombëtar i Shëndetit sipas të cilit, tek ata persona që kishin marrë vaksinën Johnson & Johnson, ishte vënë re një rritje me 76 herë e nivelit të antitrupave pas marrjes së një përforcuesi të vaksinës Moderna, dhe një rritje me vetëm 35 herë pas marrjes së një doze përforcuese të Pfizer-it. Tek ata persona që morën një dozë të dytë të vaksinës Johnson & Johnson ishte vënë re një rritje me vetëm katërfish e nivelit të antitrupave.

Rezultatet e studimit të Instituti Kombëtar të Shëndetit iu paraqitën një komisioni këshillues të FDA-së që u takua të premten e kaluar për të diskutuar rreth miratimit të dozës përforcuese të vaksinës Johnson & Johnson.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine

Të tjera