Lajme

FDA gati të miratojë përdorimin e vaksinës Pfizer/BioNTech te fëmijët 12 deri 15 vjeç

Autori: Gazeta inFokus 07:23 | 04 May 2021

Administrata e Barnave dhe Ushqimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (FDA) është e gatshme të miratojë përdorimin e vaksinës Pfizer/BioNTech tek fëmijët dhe adoleshëntët të moshës 12 deri në 15 vjeç.

Autorizimi pritet të jepet javën e ardhshme, tha për CNN një burim i qeverisë federale. Pfizer ka kërkuar autorizim për përdorim urgjent të vaksinës së saj te fëmijët dhe adoleshentët e moshës 12 deri në 15 vjeç.

FDA do të ndryshojë autorizimin për përdorim emergjent të vaksinës, por procesi do të jetë i drejtpërdrejtë, thanë për CNN burime zyrtare. Administrata e Barnave dhe Ushqimit aktualisht është duke shikuar të dhënat e paraqitura nga Pfizer në mbështetje të përdorimit.

-Advertisement-

Pfizer tha se në fund të marsit, provat klinike që përfshinin 2260 persona të moshës 12 deri në 15 vjeç, tregonin një efikasitet prej 100%. Aktualisht vaksina është e autorizuar për përdorim emergjent tek personat nga 16 vjeç dhe lart.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera