Sport

Fc Prishtina vazhdon me përforcimet, zyrtarizon kontratën me Arlind Shabanin

Autori: Gazeta inFokus 16:53 | 03 August 2021

Klubi futbollistik, Fc Prishtina ka zyrtarizuar transferin e dytë për ditën e sotme. Në radhët e veta bardhëekaltërit kanë rikthyer në futbollin kosovar, talentin Arlind Shabani, shkruan Gazeta Infokus.

Fc Prishtina në faqen e vet zyrtare në Facebook ka njoftuar se ka nënshkruar kontratë trevjeçare me 19 vjeçarin, Shabani, i cili së fundmi ishte pjesë e Strugës në Superligën e Maqedonisë Veriore.

“Prishtinë, 03.08.2021 – ✍🏻 Arlind Shabani (19 vjeçar), njëri prej mesfushorëve më të talentuar dhe premtues të futbollit tonë, ka nënshkruar me klubin e futbollit Prishtina për tre vitet e ardhshme. Shabani ka kaluar nëpër pak klube, Prishtina vetëm skuadra e pestë në karrierë. KF KEK-u nga moshat e reja (2010-2018), KF Trepça’89 (2018-2019), Ramiz Sadiku si huazim (2019-2020) FC Struga Trim-Lum (2020-2021)”, thuhet në njoftimin zyrtar të Fc Prishtinës

Ish futbollisti i Trepçës 89, tha se ka pasur oferta edhe nga klubet tjera si brenda dhe jashtë Kosovës, por që ka preferuar Prishtinën.

“Kam pasur shumë oferta nga disa klube të vendit dhe jashtë, mirëpo interesimi i Prishtinës bëri që unë mos të hezitoj dhe ta zgjedh fanellën bardhë e kaltër. Jam shumë i lumtur që për 3 vitet e radhës do ta vesh fanellën e ekipit më të madh në Kosovë. Shpresoj që së bashku gjatë këtyre viteve ti arrijmë synimet e klubit dhe ti bëjmë krenar tifozët tonë të flaktë Plisat”

Tutje, Shabani shtoi se klubin kryeqytetas e sheh si trampolinë për transferim në ekipet evropiane.

“Sa i përket karrierës sime, unë Prishtinën e shoh si një ekip qe do më ndihmojë shumë për ti arritur synimet e mia për të luajtur në ekipet evropiane…”/Gazeta Infokus/

Të tjera