Sport

FC Prishtina merr një super-lajm para sfidës ndaj CS Fola Esch

Autori: Gazeta inFokus 17:05 | 09 July 2018

Bardhekaltrit takohen të mërkurën (11 korrik) në ora 18:00 me skuadrën CS Fola Esch të Luksemburgut, shkruan Gazetafokus.

FC Prishtina ka marrë lajm të mirë para ndeshjes që do ta luajë në Luksemburg në rundin e parë kualifikues të Europa League.

LEXO EDHE: Kjo është deklarata e Bekim Isufit para takimit ndaj Malmos

-Advertisement-

FC Prishtina e ka nisur javën e re me këmbë të mbarë. Bardhekaltrit janë pajisur sot me viza në kohë rekorde nga Ambasada Zvicerane në Kosovë.

Kjo ndihmë zvicerane e ka liruar psikikisht FC Prishtinën e cila tashmë ka marrë rrugë drejt Luksemburgut, ku të mërkurën do ta zhvillojë ndeshjen e parë ndaj Fola Esch, në kuadër të xhiros së parë kualifikuese për Ligën e Evropës.

Ky është njoftimi i FC Prishtinës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!

Të tjera