Lajme

FBI kërkoi dokumente për armë bërthamore në rezidencën e Trump

Autori: Gazeta inFokus 08:12 | 12 August 2022

Beteja e Donald Trump me FBI ka shkuar në një nivel tjetër, pasi agjentët e shërbimit amerikan, sipas Washington Post, në vendpushimin e Trumpit kanë kërkuar dokumente të klasifikuar në lidhje me armët bërthamore.

Siç shkruan CNN, agjentët nuk i përshkruan dokumentet në detaje dhe as nëse ato kishin të bënin me armët bërthamore që i përkisnni ShBA-së apo një kombi tjetër.

Por nëse rezulton se Trump ka marrë një material të tillë nga Shtëpia e Bardhë, do të ngrinte pyetjen se përse një ish-presidenti do të kishte nevojë për sekrete të tilla të ruajtura nga afër pas largimit nga detyra, shkruan CNN.

-Advertisement-

Mundësia që një material i tillë të mbahej në një objekt të pasigurt, ku mysafirët shkojnë e vijnë dhe ku do të ishte potencialisht i prekshëm nga depërtimi i një shërbimi të huaj inteligjent, do të alarmonte zyrtarët qeveritarë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera