Fauci: Vaksinimi me tri doza rrit ndjeshëm mbrojtjen ndaj Covid-19
Autori: Gazeta inFokus 20:21 | 28 September 2021
Presidenti amerikan Joe Biden, përvesh sërish mëngët dhe merr përpara kamerave dozën e tretë të vaksinës së koronavirusit.
Qëllimi është të ofrojë një shembull të fortë për amerikanët që duhet të marrin dozën përforcuese, edhe pse miliona vetë nuk janë vaksinuar ende me të parën. Kreu i Shtëpisë së Bardhë refuzoi kritikat se shtetet e bashkuara duhet të shpërndajnë më shumë vaksina rreth botës para se të lejojnë dozat përforcuese në vend.
“Ne po ndihmojmë, po bëjmë më shumë se çdo vend tjetër në botë. Do të kemi mbi 1 miliard vaksina dhe do të bëjmë pjesë tone”, tha Biden.
Qendra për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve, mbështeti javën e kaluar dhënien e dozës së tretë të vaksinës së Pfizer për amerikanët mbi moshën 65-vjeçare, personat me probleme shëndetësore, ata që punojnë në vende me rrezik të lartë infektimi dhe ambiente institucionale.
Biden tha se edhe bashkëshortja e tij 78-vjeçare do të merrte shpejt dozën përforcuese. Shkencëtarët janë të ndarë mbi nevojën e një doze të tretë kur shume persona në SHBA mbeten të pavaksinuar, megjithatë eksperti i lartë i sëmundjeve infektimeve, Antoni Fauci, është i bindur në efektshmërinë e një regjimi të tillë vaksinimi.
“Teksa grumbullojmë më shumë të dhëna bëhet më e qartë se dozat përforcuese të vaksinave MRNA, do të kthehen në një regjim standard të vaksinimit kundër koronavirusit. Me dy doza je i mbrojtur, por e treta e zgjat edhe më shumë efektin. Të dhënat në SHBA dhe Izrael tregojnë zbehje të imunitetit me kalimin e kohës. Prandaj, kategori të veçanta do të zhvillonin mbrojte më të fortë nëse merrnin një dozë të tretë, 6 muaj pas të dytës”, tha Fauci.
Sipas rregullatorëve amerikane, vetëm personat që kanë marrë dozën e fundit të vaksinës së Pfizer të paktën 6 muaj më parë, mundtë marrin të tretën. FDA ende nuk e ka konsideurar aplikimin e Modernës për dozë të tretë, ndërsa Johnson & Johnson nuk ka aplikuar ende për një të tillë.
Të tjera
-
Arrestohen 8 efektivë të policisë kufitare në Mal të Zi, iu morën ryshfet edhe kosovarëve
Policia malazeze arrestoi 8 policë kufitarë të dyshuar për marrje ryshfetesh ...
-
Sindikata e Re e KEK-ut, Administratës dhe Minatorëve të Trepçës thërrasin konferencë për media
Sindikata e Re e KEK-ut, Administratës dhe Minatorëve të Trepçës thërrasin ko...
-
Sot mblidhen katër komisione parlamentare në Kuvend
Sot takohen katër komisione parlamentare për të shqyrtuar çështje të ndryshme...
-
Makina e parë fluturuese bën udhëtimin e parë në Sllovaki!
Legjenda e muzikës Jean-Michel Jarre bëhet pasagjeri i parë në makinën flutur...
-
34 vjet nga vdekja e veprimtarit Fadil Vata
Sot mbushen 34 vjet nga vdekja e veprimtarit të çështjes kombëtare Fadil Vata...
-
Siguroi fshehtas raketa balistike me rreze të gjatë veprimi nga SHBA, Ukraina i përdor për herë të parë! Godet Rusinë
Ukraina ka filluar të përdor për herë të parë raketa balistike me rreze të gj...
-
Siljanovska e Pendarovski në balotazh për president, Osmani del i treti
Në Maqedoninë e Veriut, qytetarët votuan të mërkurën për të zgjedhur presiden...
-
Mot sot i vranët dhe vende-vende me riga të dobëta shiu
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot mban mot i vranët d...
-
Në Hagë vazhdon gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë, sot vazhdon gjykimi i Th...
-
Sot në Bruksel zhvillohen takimet e radhës në kuadër të dialogut
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq pri...
-
Mblidhet Kuvendi, në rend dite marrëveshja për tunelin Tetovë-Prizren
Sot do të mbahet seanca plenare e Kuvendit të Kosovës, ku në mesin e pikave t...
-
Çitaku, Kurtit: Mos u përziej aty ku s’e ke vendin – ke fituar për kryeministër të Kosovës, jo për sundimtar të shqiptarëve
Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se mësimi kryesor ...