Lajme

Fauçi thirrje qytetarëve që të anulojnë festat që kanë organizuar për natën e Vitit të Ri

Autori: Gazeta inFokus 18:25 | 27 December 2021

Shqetësimin për përhapjen e mutacionit të Omicron e shprehu edhe epidemiologu amerikan në Shtëpinë e Bardhë, Anthony Fauçi, i cili u bëri thirrje amerikanëve të anulonin festën që kanë organizuar në natën e ndërrimit të viteve.

“Unë do të qëndroja larg tyre,” i tha Fauci CNN kur u pyet.

“Ua kam thënë vazhdimisht qytetarëve që nëse jeni të vaksinuar dhe me dozë përforcuese dhe keni një organizim familjar në shtëpi, me familjen dhe të afërmit është në rregull. Por kur flet për një festë natën e Vitit të Ri, ne kemi 30, 40, 50 njerëz që festojnë. Nuk dihet se në çfarë statusi vaksinimi kanë. Unë do të rekomandoja të qëndroni larg mbledhjeve familjare këtë vit”, përfundoi ai.

-Advertisement-

Në të njëjtën kohë, zyrtarët shtetërorë dhe lokalë u bëjnë thirrje amerikanëve të shmangin takimet me anëtarët e pavaksinuar të familjes.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera