Faturat e rrejshme, KEDS ka mashtruar 24 konsumatorë
Autori: Gazeta inFokus 14:43 | 16 August 2018
Kompania KEDS vetëm gjatë vitit 2018 ka mashtruar njëzetë katër konsumatorë, nëpërmjet faturimit të rrejshëm. Këtë konkludim e ka dhënë Zyra e Rregullatorit për Energji, e cila ka vendosur që ta detyrojë KEDS-in që t’ua kthejë paratë konsumatorëve.
Vetëm përgjatë vitit 2018, Korporata Energjetike KEDS humbi 24 konteste ndaj konsumatorëve të korporatës, të cilët paraqitën pranë Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRrE) mashtrimet e kompanisë që është e licencuar për distribuimin e energjisë elektrike në Kosovë.
Nga tri mbledhje të Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë gjatë vitit 2018, kanë dalë 24 vendime kundër KEDS-it. Janë refuzuar ankesat e KEDS/KESCO ndaj vendimeve të Departamentit për Mbrojtjen e Konsumatorëve (DMK) pranë ZRrE-së dhe janë aprovuar ankesat e konsumatorëve kundër kompanisë turke.
Në mbledhjen e parë të Bordit të ZRrE-së për këtë vit, më 29 mars, u refuzuan 16 ankesa të KEDS-it kundër vendimeve të Departamentit për Mbrojtjen e Konsumatorëve, e cila në të gjitha këto raste vërtetoi se KEDS kishte mashtruar konsumatorët.
Ndërkaq, në mbledhjen e dytë të Bordit të ZRrE-së për këtë vit, të mbajtur më 13 qershor, ishte vendosur që të aprovohej në një rast ankesa e një konsumatori kundër KEDS/KESCO dhe që të refuzoheshin dy ankesa të tjera të korporatës ndaj vendimeve të DMK-së kundër KEDS-it.
Në të njëjtën mbledhje të Bordit të ZRrE-së në muajin qershor ishin refuzuar katër ankesa të konsumatorëve kundër KEDS-it.
Pavarësisht se në dy mbledhjet e para të Bordit të ZRrE-së të mbajtura gjatë këtij viti dolën 19 vendime kundër KEDS-it, gjatë muajve të ardhshëm ZRrE doli në përfundim se korporata që distribuon energjinë elektrike në Kosovë kishte mashtruar edhe qytetarë të tjerë.
Bordi i ZRrE-së publikoi katër vendime të tjera në mbledhjen e fundit të mbajtur gjatë këtij viti, më 12 korrik. Konkludoi se KEDS/KESCO kishte mashtruar edhe katër konsumatorë të tjerë, raporton Gazeta Insajderi.
Në një rast u aprovua kërkesa e një konsumatori kundër KEDS-it dhe në tri raste të tjera mbetën në fuqi vendimet e DMK-së në favor të konsumatorëve.
Në vendimin e fundit të Bordit të ZRrE-së, të publikuar më 12 korrik, u aprovua kërkesa e një konsumatori nga Prishtina të cilin KEDS/KESCO e kishte ngarkuar me 6 mijë e 530 euro pagesë shkaku i disa matjeve të realizuara më parë. ZRrE mori vendim që KEDS ta lirojë nga kjo pagesë konsumatorin nga Prishtina.
“I. APROVOHET ankesa e konsumatorit Q. S. E. D. B. – I.L. nga Prishtina, si në arsyet e paraqitura në këtë rekomandim. II. OBLIGOHET KESCO që konsumatorin me shifër DPR – 90034541 ta shkarkoj nga korrigjimet nr. 85417DPR-90034541 dhe nr.85416DPR-90034541 të datës 10.05.2016 në vlerë 6,530.71€”, thuhet në vendimin e ZRrE-së.
“Pranë Zyrës së Rregullatorit për Energji me datë 02.12.2016 konsumatori Q. S. E. D. B. – I L. ka parashtruar ankesë me të cilën ka kundërshtuar përgjigjen e Departamentit për Konsumator në KESCO lidhur me faturimin shtesë të bërë nga KESCO në vlerë prej 6530.71€”, thuhet në vendim.
KEDS/KESCO hesht për mashtrimin e konsumatorëve
Lidhur me 24 vendimet e Bordit të ZRrE-së kundër KEDS-it dhe në favor të konsumatorëve, kompania turke nuk ka dashur të komentojë.
Insajderi ka tentuar të marrë përgjigje nga KEDS për të mësuar nëse i ka ekzekutuar vendimet e ZRrE-së, të publikuara gjatë këtij viti. Por, pavarësisht se gazeta ka dërguar pyetje në drejtim të Zyrës për Media në KEDS, nuk ka marrë përgjigje prej gati një javë ditësh.
Zëdhënësi për media i KEDS/KESCO, Viktor Buzhala, i ka thënë Insajderit të hënën se KEDS i ka pranuar pyetjet dhe se do të thejë përgjigje të nesërmën, ditë e martë. Mirëpo, gazeta ende nuk ka marrë përgjigje.
Insajderi i ka dërguar pyetje edhe ZRrE-së lidhur me vendimet e bordit të cilat janë publikuar gjatë këtij viti, por edhe nga ky institucion nuk ka marrë ende përgjigje.
KEDS, një histori e gjatë korrupsioni për të afërmit e Erdoganit
“Çalik Holding”, që ka në pronësi distribucionin e energjisë – që njihet tash si KEDS, për një kohë të mirë e pati si drejtor Berat Albajrakun, dhëndrin e presidentit të Turqisë, Rexhep Taip Erdogan.
Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRrE), në kohën kur Hashim Thaçi ishte kryeministër, kishte nxjerrë një vendim absurd në favor të kompanisë turke KEDS. ZRrE-ja ia mundësonte turqve që faturat e rrymës të cilat nuk i paguanin qytetarët e komunave veriore, kryesisht serb, t’i paguanin qytetarët në pjesët e tjera të Kosovës.
Ky ishte një favor i ZRrE-së për kompaninë turke, e cila asesi nuk doli në humbje.
Avokati i Popullit kishte përllogaritur që përfitimi nga ky vendim, që më vonë u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese, ishte mbi 8 milionë euro për çdo vit për kompaninë e afërt me Erdoganin.
Këto detaje janë publikuar nga emisioni dokumentar që prodhohet nga Insajderi “InDoks”. Në dokumentarin e titulluar “Telenovelë me turq”, InDoks zbuloi një histori të gjatë korrupsioni me miliona për të afërmit e Erodganit.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...