Lajme

Fatos Nano operohet për të dytën herë

Autori: Gazeta inFokus 08:05 | 06 Shtator 2023

Ish-kryeministri i Shqipërisë Fatos Nano, i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale për herën e dytë.

Nano ndodhet që disa javë në spital.

Ai u operua në mushkëri, dhe siç raportojnë mediat shqiptare ish-kreu socialist do të ketë edhe një operacion pas një jave.

-Advertisement-

Lidhur me gjendjen e tij kanë folur mjekët.

Mjekët thonë se operimi ka shkuar me sukses dhe se gjendja e tij është stabile, shkruan Abcnews.al

70-vjeçari vuan nga një sëmundje Pulmonare Obstruktive Kronike e quajtur ndryshe si SPOK.

Kjo sëmundje prek mushkëritë dhe karakterizohet nga një ngushtim i rrugëve respiratore (të frymëmarrjes)me pasojë kryesore vështirësinë e furnizimit me oksigjen.

Fatos Nano u dërgua me ambulancë nga shtëpia e tij për në spital më 24 gusht.

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy