Lajme

Faton Peci: Problemi nuk është emri i Albulena Haxhiut

Autori: Gazeta inFokus 09:57 | 03 July 2025

Kryetari i partisë “Guxo”, Faton Peci, është deklaruar para mediave pas takimit me Presidenten Vjosa Osmani lidhur me ngërçin për konstituimin e Kuvendit, raporton Gazeta Infokus.

Peci theksoi se bllokada aktuale nuk ka të bëjë me emrin e Albulena Haxhiut, por me mungesën e vullnetit për zbatim të qartë të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese.

“E vërteta është që tani jemi bërë të gjithë ‘ekspertë’ të interpretimit të aktgjykimit. Ka paqartësi mbi hapat që duhet ndërmarrë, dhe nuk është lehtë të parashikohen pasojat. Në këto rrethana, ekziston mundësia që edhe Presidentja t’i drejtohet Kushtetueses për sqarime shtesë,” tha Peci.

-Advertisement-

Ai shtoi se vullneti i qytetarëve është i qartë dhe se Lëvizja Vetëvendosje dhe partnerët e saj kanë të garantuar vetëm pozitën e kryetarit të Kuvendit.

“Çdo tentativë përtej kësaj është përpjekje për të bllokuar vendin,” përfundoi ai.

Ask ChatGPT

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Oferta speciale deri në 70% dhe ekstra zbritje në dyshekët Comodita
-Advertisement-

Të tjera