Faton Peci: Ka gjetje skandaloze për shkelje në menaxhimin e pronave
Autori: Gazeta inFokus 11:25 | 11 October 2022
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka thënë se ka të gjetura skandaloze nga Komisioni që është themeluar pas vërejtjeve të Auditorit të Përgjithshëm, rreth menaxhimit të pronave të Institutit Bujqësor të Kosovës, në kuadër të Ministrisë së Bujqësisë.
Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se gjetjet janë shumë më skandaloze sesa vërejtjet e marra në vazhdimësi nga Auditori i Përgjithshëm.
“Fatkeqësisht, nuk është abuzuar vetëm në kategorinë e subvencioneve dhe granteve. Skandalet dhe abuzimet më të mëdha na dalin të jenë tek menaxhimi i pronave”, ka thënë Peci.
“Andaj, për të gjitha këto veprime të kundërligjshme, ftoj Prokurorinë e Shtetit që të vihet në shërbim të zbardhjes së këtyre rasteve abuzive sepse adresimi i këtyre problemeve të shtresuara, nuk zgjidhet vetëm me adresime administrative”.
Më poshtë i keni disa nga gjetjet e shfaqura nga Peci:
Është e papranueshme se si para syve të institucioneve qendrore e lokale, në zemër të Prishtinës, në Ulpianë është zhvatur prona e Ministrisë së Bujqësisë duke u lejuar apo duke mbyllur sytë karshi:
Ndërtimeve të jashtëligjshme dhe ndërtimeve të vrazhda pa asnjë pasojë nga organet relevante të thirrura për ndalimin e ndërtimeve pa leje!
Uzurpim dhe tjetërsim i pronës publike të Ministrisë nga individë që nuk janë kontrolluar asnjëherë nga institucionet e thirrura për ta realizuar një gjë të tillë.
Tejkalim në objekte banimi dhe lokale afariste.
Operatorët ekonomikë / palë të treta në këtë lëmsh të krijuar, paguajnë qira për objektet e tyre afariste mirëpo jo titullarit faktit të pronës.
Rasti tjetër tejet abuziv e shkatërrues për pronën publike është ndërtimi i rreth 25 vilave, prej tyre një numër i konsiderueshëm ndërtime të vrazhda në Prona të Institutit Bujqësor të Kosovës në Joshanicë të komunës së Pejës respektivisht në Stankaj.
Ditëve në vijim do të marrim të gjitha veprimet administrative dhe ligjore, që do të mundësojnë rikthimin e ligjshmërisë, kthimin e këtyre aseteve dhe pasurive tek titullari, valorizimin e pronës dhe rritjen e inkasimit të mjeteve në shërbim të interesit të qytetarëve të Kosovës.
Në gjithë këtë katrahurë është i pashpjegueshëm mos-veprimi në radhë të parë i Ministrisë së Bujqësisë për një dekadë, mungesa e vullnetit të Ministrave të kaluar për ta çuar më tutje këtë çështje, inspektorëve të ndërtimit në nivel të komunave në këtë rast në komunën e Prishtinës dhe Pejës të cilët nuk kanë marrë parasysh as elementet bazike siç janë:
E drejta pronësore dhe juridike
Mënyra se si janë pajisur me leje ndërtimi, renovimi, anekse të ndërtimit (nëse i posedojnë) pa aprovimin e titullarit të pronës?
Si është mundësuar ndërtimi i vrazhdë, ndërtimi i anekseve pa aprovimin dhe posedimin e çertifikatës së pronësisë, kopjes së planit të projektit që duhet dorëzuar në drejtoritë e urbanizmit nga titullari i pronës?
Ku ishte inspektorati i ndërtimit i komunës së Prishtinës që edhe sot që po e shkruaj këtë postim/denoncim, në bazë të informacioneve po vazhdojnë punimet e kundërligjshme në pronën e Ministrisë së Bujqësisë?
Kush mund të lëshojë me qera pronën e Ministrisë së Bujqësisë pa aprovimin e titullarit të pronës?
Të tjera
-
Elshani: S’kemi negociuar me terr oristët e Banjskës, as s’i kemi lëshuar, ata ikën vetë
Një raport i publikuar nga ICG ka rikthyer temën e sulmit terroristë në Banjs...
-
Një vit nga sulmi ndaj KFOR-it, Sveçla: Policia ka arrestuar dhjetëra autorë, do të mbajnë përgjegjësi
93 pjesëtarë të KFOR-it, disa prej tyre rëndë, ishin plagosur një vit më parë...
-
Shaip Kamberi në tubimin zgjedhor në Prishtinë: Na duhet ndihma juaj për t’u ballafaquar me Vuçiqin
Në tubimin zgjedhor për zgjedhjet në Preshevë dhe Bujanoc, deputeti shqiptar ...
-
Humb jetën një njëvjeçar në një aksident në Hajvali të Prishtinës
Një njëvjeçar ka humbur jetën në një aksident në Hajvali të Prishtinës. ...
-
Abazi: Kurti vret e shkel mbi gjakun e shqiptarëve për ideologjinë e tij
Ish-deputeti i VV-së, Haki Abazi, ka reaguar pasi tashmë përçarja në mes të P...
-
Stano për deklaratën e Konjufcës: BE i di detyrat e veta, t’i dini edhe ju tuajat
Pas ‘qortimeve’ të shprehura nga Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjuf...
-
E rëndë: Vetura godet aksidentalisht për vd ekje fëmijën rreth 2-vjeçar në Hajvali
Një rast i rëndë ka ndodhur sot në Hajvali, ku një fëmijë rreth 2-vjeçar ka h...
-
Musliu- Shoshi pas deklaratës së Osmanit: Është dashtë ta shpërfaq të vërtetën e keq-qeverisjes së Albinit shumë më herët
Pas deklaratës së sotme të presidentes Osmani rreth mosinformimit nga ministr...
-
Rasti Thaçi dhe të tjerët, pas ankesave Trupi Gjykues jep urdhër që të përshpejtohet nxjerrja e provave
Gjatë seancës së sotme gjyqësore, kryetari i trupit gjykues, Charles Smith II...
-
Gjykata ua njeh pensionin e dyfishtë tre të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës
Gjykata Themelore në Prishtinë ua ka njohur pensionin e dyfishtë tre të mbije...
-
Diplomati austriak që po dëshmon në Speciale: Ndërkombëtarët punuan me Veselin për ta luftuar kriḿin e organizuar
Dëshmitari i 68-të i Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS), diplomati aus...
-
Policia ia publikon fotografinë një personi, kërkon ndihmën e qytetarëve për kapjen e tij
Policia e Kosovës ka publikuar fotografinë e një të dyshuari për “Vrasje në t...