Lajme

Faton Peci injoron vreshtarët, këta i dërgojnë kërkesat me shkrim

Autori: Gazeta inFokus 16:01 | 07 July 2021

Vreshtarët e Rahovecit janë shprehur të zhgënjyer pas injorimit që iu bë nga Ministri i Bujqësisë, Faton Pecit për tu takuar më ta.

Kështu ata janë drejtuar Ministrit më një letër ku kanë adresuar kërkesat e tyre, shkruan Gazeta Infokus.

E këto kërkesa janë ardhur pas diskutimeve të bëra për uljen e subvencioneve.

-Advertisement-

“Sektori i vreshtarisë në Kosovë po ballafaqohet me sëmundje të ndryshme te cilat rrezikojnë humbjen e sipërfaqeve të mëdha të vreshtave, veçanërisht sëmundje e insekteve vektor: Prandaj preokupimi ynë dhe i juaj z. Ministër duhet te jete ndarja e pjesës se dyte te subvencioneve nga te vitit 2020, dhe lufta kundër këtyre sëmundjeve e cila kërcënon zhdukjen e vreshtave dhe sektorit e Vreshtarisë ne Republikën e Kosovës”, thuhet në letrën e tyre drejtuar Pecit.

Ata kanë kërkuar që subvencionimi i vreshtave të rritet nga 1000 Euro ne 1500 euro për hektar.

Po ashtu kanë kërkuar që të hapet kufiri më Shqipërinë gjatë periudhës së vjeljes.

“Kemi shume kërkesa dhe treg te konsoliduar blerës nga Shqipëria, por kane probleme te mëdha gjatë

importit të rrushit tone në kufi për arsye të barrierave administrative kufitare”, thuhet mes tjerash në këtë komunikatë./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera