Faton Peci akuzon Përparim Ramën: Tha se do t’i lironte objektet e Ministrisë së Bujqësisë, por nuk e bëri
Autori: Gazeta inFokus 10:30 | 15 May 2023
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, mëngjesin e sotëm e ka nisur me akuza në drejtim të kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama.
Ai ka publikuar në Facebook pamjet e disa lokaleve afariste në qendër të Prishtinës, që thotë se janë pronë e Ministrisë që ai udhëheq dhe që rasti është denoncuar prej 7 muajsh.
Peci ka thënë thënë se në ato po ushtrohet veprimtari kundërligjshëm dhe përpos që janë deponuar në polici e prokurori, për rastin thotë se është i njoftuar edhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, i cili ka thënë se do t’i lirojë objektet përmes një aksioni të inspektoriatit, por që një gjë e tillë nuk ka ndodhur ende.
Postimi i tij i plotë:
Mirëmëngjesi Prishtinë!
Mirëmëmgjesi Kosovë!
Janë bërë më shumë se 7 muaj prej që kemi denoncuar dhe ofruar të gjitha faktet e poseduara se lokale afariste në zemër të Prishtinës, janë pronë e Ministrisë së Bujqësisë.
Veprimtari që ushtrohet kundërligjshëm sepse ska se si të jetë ndryshe kur edhe kundërligjshëm janë ndërtuar e po në atë mënyrë vazhdojnë të funksionojnë.
Oborr i shndërruar në depo!
Vepra penale me bollëk!
Përveç provave të deponuara në polici e prokurori, ndihmë rreth kësaj çeshtjeje kemi kërkuar edhe nga Kryetari i Prishtinës me të cilin jemi dakorduar që ta ndërmarrë një aksion përmes inspektoriatit.
Përkundër dakordimin me gjasë nuk i ka pa edhe 3 kërkesat e drejtuara përmes emaili, që ta lirojë pronën e Ministrisë dhe t’ia kthejë titullarit.
Ata që i kanë lejuar dhe mundësuar këto veprimtari janë emra të përvetshëm e që prokuroria i posedon me fakte.
Që nga viti 2012, janë edhe shumë përgjegjës të tjerë që pavarësisht informatave për keqpërdorime, me vetëdije të plotë nuk kanë ndërmarrë asnjë veprim.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të dielën
Për të dielën parashikohet të mbajë mot me diell. Acar i fortë në orët e mëng...
-
CNN: Arabia Saudite e paralajmëroi disa herë Gjermaninë për të dyshuarin për sụlmin e mbrëmshëm
Arabia Saudite u dërgoi disa herë paralajmërime autoriteteve gjermane për të...
-
Shtatë të lënduar në një aksident te Dheu i Bardhë
Shtatë persona janë lënduar si pasojë e një aksident që ka ndodhur te Dheu i ...
-
Starlink-u funksional tani edhe në Kosovë – Çfarë do të thotë kjo dhe si funksionon
Miliarderi amerikan Elon Musk njoftoi të shtunën vonë se rrjeti i tij privat ...
-
Starlinku në Kosovë, Osmani: Mirësevjen në Kosovë
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani i ka uruar mirëseardhje në Kosovë kompanis...
-
Elon Musk njofton: Starlink tashmë është edhe në Kosovë
Starlink, platforma e internetit satelitor të Starlink Services, LLC, një deg...
-
Tri orë pritjet për hyrje nga Jarinja
Pritjet për të hyrë në Kosovë nga pika kufitare në Jarinje, tashmë po zgjasin...
-
Hetimet në Varagë, ekspertiza e lartë solli FBI në Kosovë
Dëmi u shkaktua tre javë më parë. E se kush qëndron prapa këtij akti terro...
-
Kurti sërish i bën thirrje mërgatës që të regjistrohet për votim
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, përsëri ka kërkuar nga dia...
-
KQZ thirrje për rritje të daljes në zgjedhje: Vota juaj mund të ndikojë
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, i ka ftuar të gjithë qytetarët e vendit që të...
-
Mbi 2 orë pritjet për të hyrë në Kosovë
Fluksi i pritjeve sa vjen e shtohet nëpër pikat kufitare të Kosovës. Sipas...
-
Qytetari ankohet për kolona kilometrike në Podujevë
Rruga Podujevë-Prishtinë, thuajse është ”bllokuar”, nga kolonat e gjata të kr...