Lajme

“Faton Hajrizi të kthehet në Kosovë, përndryshe do të marrë dënim të përjetshëm në Serbi”

Autori: Gazeta inFokus 12:25 | 19 July 2024

Avokati kosovar, Asdren Hoxha, duke komentuar vrasjen dhe plagosjen e policëve serbë në afërsi të Loznicës, ka thënë se është më mirë që i dyshuari Faton Hajrizi të kthehet në Kosovë dhe ta vuajë dënimin atje, sesa të arrestohet dhe ndiqet në Serbi, ku rrezikon burgim të përjetshëm.

Hoxha tha në ‘TV Dukagjini’ se nuk do të ishte mirë që Faton Hajrizi të ndiqej penalisht në Serbi.

“Faton Hajrizi është më e përshtatshme të vijë në Kosovë. Nuk ka gjë më të mirë se në vendin e tij, në shtëpinë e tij, në mesin e popullit të tij. Nëse arrestohet dhe ndiqet penalisht në Republikën e Serbisë rrezikon burgim të përjetshëm, Serbia nuk do ketë mëshirë për vrasjen e një polici në detyrë. Dënimi, qoftë terrorizëm apo vrasje e rëndë, ka rrezik të lartë që të dënohet me burgim të përjetshëm”, tha Hoxha.

-Advertisement-

Avokati ka theksuar se nëse është e mundur Hajrizi duhet të kthehet në Kosovë.

“Nëse disi është e mundur, më së miri është që një nga qytetarët tanë, një shqiptar, nëse është e mundur, të vijë në Kosovë, madje ta kthejmë atje ku ka qenë”, tha Hoxha duke iu referuar burgut, pasi Hajrizi është i arratisur nga burgu para 13 ditësh.

Ende asnjë gjurmë – Policia në Serbi detyrohet të kërkojë ndihmën e qytetarëve për kapjen e Faton Hajrizit

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Përsëri në shkollë me Viva Fresh Store!  
-Advertisement-

Të tjera