Lajme

Faton Avdullahu akuzon qeverinë e Avdullah Hotit për faktorizim të “Listës Serbe”

Autori: Doresa Geci 15:31 | 14 October 2020

Nga qendra e Serbisë një kërcënim për dalje nga qeveria i erdhi Avdullah Hotit nga “Lista Serbe”.

Qëndrimin në qeveri ky subjekt politikë po e kushtëzon me krijimin e Asociacionit të Komunave Serbe.

E dikush në Prishtine po e akuzon pikërisht Avdullah Hotin se fuqizoi tej mase këtë subjekt politikë që gjitha veprimet e veta i merr me bekimin e Beogradit.

-Advertisement-

Sipas njohësit të çështjeve politikë, Faton Abdullahu, Lista Serbë është bërë një dorë e zgjatur e Serbisë në Qeverinë e Kosovës.

Abdullahu në një prononcim për Gazetën Infokus, ka thënë se Qeveria Hoti e ka bërë një faktorë të rëndësishëm.

“Fakti i parë është se shumica shqiptare janë jashtë kësaj qeverie, fakti tjetër diskriminimi pozitiv që ja u ofron Kushtetuta dhe ligjet e Kosovës. Lista Serbe këto i ka shfrytëzuar edhe të qeveritë e mëparshme, por për faktin se është faktorizuar shumë në këtë qeveri ajo është bërë dorë e zgjatur e Beogradit. Çfarë do kohe dhe rrethane që Serbia mendon që duhet të intervenoje për të prish punë brenda në Kosovë, lista Serbe aktivizohet”, ka thënë Abdullahu për Gazetën Infokus.

Madje sipas tij ndikimin e Serbisë përmes Listës Serbe nuk po e kupton as Brukseli.

Sipas Abdullahut, Brukseli duhet të kritikoj qasjen që ka Listës Serbe në Qeverinë e Kosovës.

Por kryeministri Hoti, nuk është brengosur fortë për kërcënimin e Goran Rakiqit që e bëri nga Beogradi.

“Kjo nuk është qeveri që pranon kërcënime prej askujt, absolutisht askujt. Nuk punojmë nën kërcënimet e askujt. Kemi disa marrëveshje të koalicionit me të gjithë partnerët, përfshirë Listën Serbe. Për aq kohë sa i përmbahemi këtyre marrëveshjeve punojmë bashkë. Unë po kujdesem që të respektohen këto marrëveshje”, tha Hoti./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan

Të tjera