Lajme

Fatmiri nga Grupi i Kumanovës me letër emocionale një natë para shpalljes së dënimit

Autori: Gazeta inFokus 09:54 | 02 November 2017

I akuzuari për rastin Kumanova, Fatmir Reqica, përmes një shkrimi të publikuar në Facebook, i është drejtuar popullit shqiptar me disa fjalë prekëse, përmes të cilave ka numëruar edhe arsyet e shumta, pse ai ka shkuar në Maqedoni dhe tani po akuzohet për rastin Kumanova.Kjo është letra e tij e plotë:Une Fatmir Reqica nuk jam terrorist, UCK-ja nuk eshte organizat terroriste ,por eshte Ushtri e Popullit Shqipetar dhe une jam vetem nje Ushtar I kesaj Ushtrie.

Arsyet qe me kan detyruar te vie ne Maqedoni jan te shumta: Mosimplementimi I Marreveshjes se Ohrit,Diskriminimi qe I eshte bere dhe qe po I behet cdo dite Shqipetarve,rastet e montuara politike si: Sopoti,Monstra,Brodeci,likuidimi I shqipetarve sic eshte rasti I Harun Aliut me shoke ,vrasja e Xhavit Morines dhe burgosja e shume Ushtarve te UCK-se te cilet po digjen neper burgjet Sllavo-Maqedonase me dekada e shum gjera te tjera te cilat konsideroj qe jan te pamjaftushme te ceken me nje deklarat.Te njejtat gjera sikurse ne Maqedoni e ka perjetu edhe Populli I Kosoves ku ne te njejten menyre jan burgosur dhe vrare,a e din PSE? Sepse ata kishin nje kauz e ajo ishte qe te jen te pavarur dhe te ken Identitetin e tyre Kombetar.

Mos harroni keto gjera I ka perejtu edhe Familja ime sepse pikerisht ketu ku jam une sot eshte vendi ku me eshte likuiduar Agja ime Fatmir Reqica-Bokseri te cilen e mbaj me krenari emrin e ti I cili ka qen Patriot-Ballist I Ballit Kombetar,pra keto kan qen arsyet qe me kan detyruar te vie ne Maqedoni.Une nuk mund ti shoh Shqipetaret ne keto treva ne shekullin 21 ti perjetojn keto padrejtesi(te vriten,te burgosen )vetem qe jane Shqipetar ,andaj une iu bashkangjita UCK-se(USHTRISE CLIRIMTARE KOMBETARE),qe ti dal ne krah Popullit tim ne menyre qe mos te ndodhin asnjehere ne te ardhmen keto padrejtesi.Shume e lehte eshte te jesh Shqiptar I TIRANES dhe I PRISHTINES, por eshte shume e veshtire te jesh Shqipetar I MAQEDONIS.

-Advertisement-

Me daten 2 Maj 2015 ishte biseda ime e pare me FATLUM VISHESELLEN ne LIPJAN ne nje café me te cilin kemi bisedu ,keto ishin fjalet e Fatlumit: Ne Maqedoni Populli Shqipetar po keqtrajtohet dhe ne duhet ta mbrojm kete popull dhe ia kemi borgj Ismet Jasharit- Komandant Kumanoves dhe shum Shqiptarve te tjere qe kan kontribu per Kosoven dhe une vendosa qe ti bashkangjitem propozimit te shokut tim tashme Deshmor I Kombit.FATLUMIN e kam pas Shok,e kam pasur Vella,e kam pasur me shum se Vella sepse me shum kam ndejtur me te se me Vellezrit e mi,dite e nate isha me te.Me daten 6 Maj 2015 u takuam Une Fatlumi edhe Lirim Krasniqi ne Lipjan pastaj prej aty u nisem per ne Ferizaj pastaj ne Gjilan me tutje iu afruam kufirit me vetur,u nisem per ne fshatin Belanovc,pastaj u drejtuam per ne Hotel ku na priti ne shtepi QENAN HISENI dhe disa shoke te tjere,aty kem ndejtur 2 dite, aty u takuam me Andi Krasniqin-Komandant Malisheven,Turgaj Gashin(I ndjer),Hysen Rushitin(I ndjer),Arben Rexhajn(I ndjer),Sevdail Miftarin.Pataj kemi ecur 5-6 ore ne kembe, arritem ne Lagjen e Trimave ne KUMANOVE diku rreth mesnates ku aty na priten Grupa e pare.Kam qen shum I lumture kur kam pare shoket e mije te veshure me uniforem te UCK-se ne Lagjen e Trimave ne Kumanove,kemi biseduar rreth 1 ore pastaj te lodhur nga rruga e gjate dhe e mundimshme jemi ngjitur ne katin e dyte per te fjetur se bashku me Fatlum Vishesellen,Lirim Krasniqin,Andi Krasniqin-Komandant Malisheven,Turgaj Gashin,Arben Rexhaj,Esat Kafexhollin ku shume prej tyre tashme jane Deshmor te Kombit.

Ne mengjesin e hershem kritik te 9 Majit 2015 ne ishum ne gjum kur degjova dicka te tmerrshme,ishin krisma, u zgjuam shpjete dhe kuptuam qe jem te sulmuar nga nje ushtri e tere,jemi moblizuar per tu vetembrojtur ,pastaj kemi zbritur posht djathas jemi larguar nga ajo shtepi e cila po digjej dhe sulmet u intesifikuan aq shum sa qe luftonim per te mbijetuart,luftimet ishin aq te ashpra sa qe gjdo gje po digjej dhe diku rreth ores 9:30 te dates 9 MAJ 2015 gjate luftimeve te ashpra ra Heroikisht Deshmori I pare I Kumanoves FATLUM VISHESELLA,isha krah per krah ne luftime me te ,se bashku me mu ishte edhe Sevdail Miftari dejri ne renien e FATLUMIT. Une deshiroj ti them Familjes se Fatlumit ,LIPJANIT dhe krejt Shqipetarve qe mos u merziteni per Fatlumin, por krenohuni me Fatlumin,krenohuni sepse ai ishte nje Trim I rrall ,nje trim me nje zemer te madhe, qe nuk bon me Nena edhe 100 vite.Kam pare momente te veshtira para dhe pas dorezimit.

VALDET ZEKAJN e pash ne nje situate shum te keqe dhe dhashte Zoti inshalla nuk e shoh me kurr ne ate gjendje.Momenti I dorezimit ka qen shum I veshtire sepse kuptuam qe jemi tradhtuar, por kategorikisht kunder dorezimit ka qen shoku im ,trimi I rrall VALDET ZEKAJ tashme I burgosur dhe disa shok te tjere.2 ORE na kane mbajte per muri ,pastaj na kane derguar kemi nejtur ne balte me shumse se 30 minuta dhe pastaj na kane rrahur,na kan malltretuar, une kam shenja ne fytyre nga goditje qe kam marrur.Populli im I dashur:Une Fatmir Reqica nuk kerkoj meshir nga askush, por une kerkoje Drejtesi,e kerkoje te verteten.Une po digjem ne burg ,u ben me shum se 2 vite e 6 muaj,jam rrahur jam keqetrajtuar ne menyren me mizore,kjo eshte e rende per mua por me e renda ka qen kur kam degjuar prej disa Personave qe ne Kumanove kam ardhur per Para?Une Fatmir Reqica nuk e shes Gjakun tim per para sepse nuk kam Gjak me shite,e kam lan familjen,I kam len femijet e mi kur ju kam dashur mese shumti e te cilet po rriten me mall dhe pa perkujdesjen time.

Qellimi ka qen qe te dalum me nje deklarate,ku ne ate deklarate kemi pasure kerkesat qe duheshin te realizoheshin ne dobi te shqipetareve qysh kur eshte bere Marrveshja e Ohrit e cila ka qen vetem ne leter por jo e zbatuar.Ne u tradhtuam,dikush na tradhtoj,dikush na shiti,Kumanova eshte tradhtia me e madhe qe ju ka bo luftetarve me te mire qe pat Shqiptaria.Fund e kry jam UCK,jam rrit me UCK,edhe 100 vite po te me denoni prap do te jem luftetar per drejtat e populli Shqipetare.Lavdi

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu
-Advertisement-

Të tjera