Lajme

Fatmire Mulhaxha –Kollçaku ka një kërkesë për Qeverinë

Autori: Gazeta inFokus 11:09 | 31 January 2019

Deputetja e Vetëvendosjes, Fatmire Mulhaxha Kollçaku ka kërkuar nga Qeveria që  të ndajë për cdo person që humb jetën në vendin e punës të ndajë 15 mijë euro.

“Qeveria në emër të barazisë sociale (inekzistente), me urgjencë të merr vendim për ndarje të ndihmës materiale ( nga 15 000 euro), për të gjitha familjet e punëtorëve që humbën jetën në vend të punës, si pasojë e mosrespektimit të Ligjit për siguri dhe shëndet në punë nga ana e punëdhënësve”, ka shkruar ajo në facebook.

Qeveria Haradinaj këtë javë ka ndarë shifrën prej 15 mijë eurosh për familjen e zëvendësministrit të diasporës, Arian Dacit, i cili humbi jetën tragjikisht nga një ortek në Brezovicë. Gjithashtu Qeveria në dhjetor të vitit të kaluar kishte ndarë edhe 15 mijë euro për policin Ismet Demaj i cili u vra në krye të detyrës./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…

Të tjera