Lajme

Fatmire Kollçaku tregon se cili është qëllimi i anulimit të votave të ardhura nga Serbia

Autori: Gazeta inFokus 23:22 | 11 November 2019

Deputetja e ardhme në Kuvendin e Kosovës, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Kollçaku ka reaguar pas vendimit të PZAP’së për anulimin e votave të ardhura nga Serbia.

Sipas saj e gjithë kjo u bë për dëmtimin e qeverisë në ardhje, shkruan Gazeta inFokus.

“Votat nga Serbia është e qartë tani se nuk ka pasur mundësi të anulohen pa pajtimin e Listes Serbe.Nuk po ankohen??!!Po pra sepse nuk dëmtohen, e shtrohet pyetje çfarë është dëmshpërblimi, përveç me dëmtu Qeverinë në ardhje”, ka thënë Kollçaku.

-Advertisement-

Sipas Kollçakut e gjithë kjo është një biznes politik.

“Marrëveshje, Biznes politik”, ka përfunduar ajo.

Kujtojmë që gjatë ditës se hënë PZAP ka marrë vendim për anulimin e votave të ardhura nga Serbia  si dhe rinumërimin e 1472 vendvotimeve./Gazeta inFokus.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu

Të tjera