Lajme

Fatmire Kollçaku: Dikur të vetëquajtur “institucionalistë”

Autori: Gazeta inFokus 14:01 | 05 May 2022

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Kollçaku, ka reaguar pasi deputetët e opozitës e penguan procesin e votimit për dy gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese, shkruan Gazeta Infokus.

Ajo ka publikuar një fotografi nga momenti kur deputetit i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri e ka kapur kutinë e votimit.

Krahas kësaj fotoje ajo ka shkruar “dikur të vetëquajtur “institucionalistë””.

-Advertisement-

Seanca e sotme u përcoll me shumë zhurmë nga ana e opozitës, të cilët e detyruan kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca që të thërras takim urgjent me nënkryetarët dhe shefat e grupeve
parlamentare./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!

Të tjera