Fatmir Xhafaj sulmon opozitën: Po pengoni hapjen e negociatave me BE-në

Autori: Gazeta inFokus
15:19 | 11 March 2018
Sulme të papërgjegjshme, i ka konsideruar Ministria e Brendshëm reagimet e opozitës ditët e fundit, lidhur me operacionin e policisë për sekuestrimin e 613 kg kokaine, e cila ka hedhur dyshime të forta se është sabotuar me qëllim për të mos kapur porositësit e drogës.
Përmes një reagim të gjatë dhe të ashpër, Ministria e Brendshme ka akuzuar opozitën për sulmin që sipas saj po i bëhet për operacionin e zhvilluar për sekuestrimin e kësaj droge.
Madje, Ministra e Brendshme e drejtuar nga Fatmir Xhafaj shkon edhe më tej kur thotë se opozita nuk po lë gur pa luajtur për të penguar punën e Policisë, dëmtuar procesin delikat drejt hapjes së negociatave për anëtarësim në BE dhe cenuar imazhin e Shqipërisë në botë.
Reagimi i Ministrisë së Brendshme:
Ministria e Brendshme hedh poshtë me përbuzje, si përpjekje të dëshpëruara për të mbuluar diellin me shoshë në sytë e shqiptarëve dhe për të vazhduar dëmtimin e imazhit të Shqipërisë në sytë e të huajve, të gjithë serinë e deklaratave denigruese të partive opozitare për superoperacionin e Policisë së Shtetit, Hetimit Doganor, si edhe Prokurorisë së Krimeve të Rënda, në kapjen e sasisë rekord të kokainës pak kohë më parë.
Ky superoperacion, i përshëndetur botërisht nga Bashkimi Europian, Shtetet e Bashkuara, Agjencia Amerikane Antidrogë, Europol-i si edhe Antimafia italiane, si një sukses i madh i agjencive tona ligjzbatuese, ka gëzuar çdo qytetar shqiptar përveç lidershipit të opozitës shqiptare, i cili nuk po rresht së shpifuri gjithëfarë absurditetesh, për të baltosur Policinë e Shtetit dhe lidershipin e Ministrisë së Brendshme e vetë Kryeministrin e Shqipërisë.
Hetimi për zbulimin dhe dokumentimin e autorëve të përfshirë në trafikun e kokainës së kapur në Portin e Durrësit është duke u kryer intesivisht nën drejtimin e Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe me mbështetjen e Agjensive partnere ndërkombëtare.
Çdo qytetar i përgjegjshëm në këtë vend që disponon prova dhe fakte konkrete ka detyrimin kushtetues e ligjor t’i vendosi në shërbim të hetimit.
Në të kundërt sulmet verbale publike nuk synojnë gjë tjetër veçse të dekurajojnë punën e Agjensive përgjegjëse për hetimin dhe të inkurajojnë krimin.
Ne nxisim Prokurorinë e Krimeve të Rënda të intensifikojë hetimet dhe t’i shkoj deri në fund zbulimit të së vërtetës, për të vënë para përgjegjësisë cilindo që është i përfshirë në këtë veprimtari kriminale si dhe cilindo që ka ndihmuar e është duke i shërbyer devijimit të hetimit dhe zbulimit të së vërtetës.
Ministria e Brendshme e konsideron tërësisht të papranueshëm këtë agresion verbal kundër institucioneve dhe Policisë së Shtetit në radhë të parë, ndërkohë që lufta kundër krimit dhe trafiqeve ka hyrë në një fazë të re dhe me rezultate tejet inkurajuese. E konfirmuar kjo me goditjen e disa grupeve kriminale dhe aseteve të tyre, ndërkohë që të tjera grupe të rrezikshme kriminale janë në fokusin e goditjes në kuadër të Operacionit “Forca e Ligjit”. Ne jemi krenarë dhe mirënjohës që në këtë luftë kemi siguruar besimin dhe mbështetjen aktive të partnerëve të vendeve mike si dhe disa agjensive ligjzbatuese me autoritet të njohur ndërkombëtar si: FBI, DEA, EUROPOL, INTERPOL tj.
Faktet flasin vetë dhe flasin qartë e fortë, krejt ndryshe nga sa përflet përditë papushim opozita e çoroditur që nuk po le gur pa luajtur për të penguar punën e Policisë, dëmtuar procesin delikat drejt hapjes së negociatave për anëtarësim në BE dhe cënuar imazhin e Shqipërisë në botë.
Duke e konsideruar publikisht këtë përpjekje të dëshpëruar të partive të opozitës, si një akt papërgjegjshmërie të skajshme institucionale, politike e qytetare, si edhe duke hedhur poshtë me vendosmërinë më të madhe të gjithë zinxhirin serial të shpifjeve për superoperacionin e kapjes së sasisë rekord të kokainës, Ministria e Brendshme garanton qytetarët shqiptarë se përpjekja e nisur mbarë në këtë fazë të dytë të luftës kundër krimit e trafiqeve të çdo lloji, do të vazhdojë me rezultatet që presin të gjithë duke goditur fort me Forcën e Ligjit

Të tjera
-
Moti me diell në vikend, IHMK kërkon kujdes për fëmijët dhe personat me sëmundje kronike
Këtë vikend do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta. Instituti Hid...
-
Trump për përmbytjet në Teksas: 135 të vde*kur, dhjetëra fëmijë të zhdukur, situatë që nuk e kam parë kurrë
Presidenti amerikan Donald Trump sapo ka përditësuar bilancin tragjik në Teks...
-
Zbulohen pesë emigrantë të paligjshëm në një rimorkio kamioni në Terminalin Doganor në Ferizaj
Sot, më datë 11.07.2025, rreth orës 16:00, policia ka pranuar një informatë s...
-
Gazetari Dakaj: BIRN i Jeta Xharrës ka marrë mbi 2 milionë euro nga RTK
Në një reagim të publikuar në profilin e tij zyrtar në Facebook, gazetari dhe...
-
Realizohet Kursi i Liderit Luftarak, ushtarët e FSK-së pajisen me aftësi praktike dhe njohuri taktike
Forca e Sigurisë së Kosovës ka bërë të ditur se në Komandën e Doktrinës dhe S...
-
Përgjimet e reja të Bllacës:”Nëse s’më ndihmon EULEX-i, më ndihmojnë serbët – viktimat janë të tyre”
Përgjimet e publikuara në ‘Debat Plus’ dëshmojnë se Zdenka Pumper jo vetëm që...
-
Meriton Mjekiqi dhe vëllai i tij në kërkim policor për “sul*m të rëndë”
Moderatori Meriton Mjekiqi dhe vëllai i tij janë në kërkim policor. Siç më...
-
Dardan Berisha, kandidat i PDK-së për kryetar të Suharekës
Partia Demokratike e Kosovës ka prezantuar Dardan Berishën, si kandidat për k...
-
Trump tha se parandaloi një su*lm nga Serbia – Osmani e konfirmoi, NATO s’ka koment
Presidenti amerikan, Donald Trump, në disa paraqitje të tij publike ka përmen...
-
Kos: Srebrenica, plagë e thellë në historinë evropiane
Komisionerja për Zgjerimin e Bashkimit Evropian, Marta Kos, ka përkujtuar vik...
-
Mori kritika të shumta, RTK i ndalë komentet te reagimi i Blerim Haxhiajt
Publikimi i reagimit të gazetarit Blerim Haxhiaj pasi përfitoi financiarisht ...
-
Ambasadori i SHBA-së në NATO në Ambasadën e Kosovës në Bruksel, Bajrami tregon çka folën
Ambasadori i Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami, ka pritur sot në një takim ko...