Lajme

Fatmir Sejdiu tregon për gjendjen e tij shëndetësore pas ndërhyrjes kirurgjike

Autori: Gazeta inFokus 19:04 | 11 October 2017

Ish-Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu ditë më parë ka pasur komplikime shëndetësorë me që rast i është nënshtruar edhe një ndërhyrjeje kirurgjike, shkruan Infokusi.com

Sot,  Sejdiu përmes një postimi ne “facebook” ka treguar se ndihet më mirë dhe së shpejti do t’u kthehet aktiviteteve të përditshme.

Ish-Presidenti ka falënderuar të gjithë që treguan kujdes për të gjithashtu edhe ekipin mjekësor.

-Advertisement-

Më poshtë mund të gjeni të plotë postimin e Sejdiut në “facebook”

Të dashur miq,

Ju falënderoj të gjithëve për kujdesin dhe kurajon që më dhatë që të kapërcej këto ditë një sfidë te papritur shëndetësore.

Tani ndjehem mirë dhe për pak kohë do t’u kthehem aktiviteteve të përditshme.

Me këtë rast falënderoj ekipin mjekësor të udhëhequr nga Dr. Besnik Kojcici për ekspertizën e treguar për shërimin tim./INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu
-Advertisement-

Të tjera