Fatmir Matoshi kërkon pare për ambient nga USAID

Autori: Gazeta inFokus
10:34 | 27 November 2018
Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, ka kërkuar nga USAID-i përkrahje për anëtarësimin e ministrisë se mjedisit në fondet globale në mënyrë që Kosova të mund të merr përkrahje financiare për projekte mjedisorë nga këto fonde.
Këtë ai e ka bërë të ditur gjatë takimit njoftues me drejtoren e misionit të USAID-it në Kosovë, Lisa Magno, ku është biseduar edhe për mundësi bashkëpunimi.
“Si ministri jemi duke u angazhuar së bashku me donatorët për ndërtimin e rezervave ujore, ndërtimin e impianteve për trajtimin e ujërave të zeza, ka hyrë në fuqi udhëzimi për gjoba mandatorë për atë që hedhin mbeturina jashtë vendeve të caktuara, po ashtu jemi duke vazhduar me fushatën për pastrimin e Kosovës, ku deri me tani janë larguar mbi 500 deponi ilegale të mbeturinave etj”, ka thënë Matoshi.
Ministri Matoshi ka thënë se ka dy prioritete kryesore në udhëheqje të kësaj ministrie: Trajtimi i ujërave të zeza dhe ndërtimi ujëmbledhësve në vend, pasi që sipas tij vendi ynë ka probleme sa i përket rezervave ujore.
Ndërsa drejtorja e USAID-it në Kosovë, Lisa Magno ka uruar ministrin për marrjen e detyrës dhe i ka ofruar përkrahjen e saj dhe të USAID-it në projekte mjedisore.
“USAID është duke punuar në zhvillimin e strategjisë së ardhshme për Kosovën dhe kjo agjenci është e hapur për të biseduar në lidhje me sfidat që Ministria për Mjedis dhe Planifikim Hapësinor ballafaqohet”, ka deklaruar Magno.
Sipas njoftimit për media, Ministri ka falënderuar popullin amerikan dhe USAID për përkrahjen e vazhdueshme dhënë Kosovës, gjithashtu ka prezantuar edhe sfidat me të cilat po ballafaqohemi si shtet në fushën e mjedisit, duke u nisur nga mungesa e trajtimit te ujërave të zeza, ndotjen e ajrit, mungesën e rezervave ujore etj.

Të tjera
-
Petkoviq i reagon Konjufcës: Me të drejtë e cilëson Rashiqin joserb, atë e futi Kurti në Parlament
Kryenegociatori i Serbisë për dialogun me Kosovën, Petar Petkoviq ka komentua...
-
Kosova bëhet me Dhomën e Sigurt për viktimat e dhụnës seksụale gjatë lụftës
Në një dhomë me ngjyra që ngjan në ambient shtëpiak, tani e tutje do të dëgjo...
-
Komuna e Mitrovicës me thirrje për qytetarët kur vizitojnë Parkun e Energjisë së Erës në Bajgorë: Mbani distancën minimale prej 500 metrash
Komuna e Mitrovices u bën thirrje qytetarëve të mbajnë distancën minimale pre...
-
PDK në Gjilan kërkon largimin e kryetarit Hyseni, shkak dorëheqja e drejtoreshës së financave
Kryetari i PDK-së në Gjilan, Riad Rashiti, ka mbajtur një konferencë për medi...
-
Gati 300 zjạrre në tri ditë, dyshohet se shumica janë shkaktuar nga dora e njeriut
Drejtori Ekzekutiv i Agjencisë së Menaxhimit Emergjent (AME) të Ministrisë së...
-
“Hesht burri i vogël” – Tusk reagon pas fyerjeve të Elon Musk ndaj ministrit polak
Një debat i ashpër shpërtheu në platformën X, mes sekretarit amerikan të Shte...
-
Fillon mbledhja e kryesisë së LDK-së, e para pas zgjedhjeve të 9 shkurtit
Në selinë qendrore të LDK-së ka nisur mbledhja e kryesisë së kësaj partie. ...
-
Gjykata Speciale pranon prova të reja për zonat e luftës në Kosovë- Çka thuhet në to?
Paneli i gjykatësve në rastin e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës...
-
Policia e shpëṛthen një mjet të dyshimtë në liqenin e Badocit
Epiki i deminimit ka bërë shpërthimin e një mjeti të dyshimtë te liqeni i Bad...
-
Shefi i NATO-s në Sarajevë: S’është viti 1992, s’lejojmë që të rrezikohet paqja, e mbështesim integritetin e Bosnjës
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ndodhet për vizitë në Bosnjë e...
-
Kurti: Gratë në Kosovë ende gjykohen për mënyrën se si duken e si vishen
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti mori pjesë në prezantimin e Rrjetit të Gr...
-
Kurti i bindur: Qeverinë e re do ta udhëheqi unë dhe Vetëvendosja
Edhe pse nuk e ka shumicën absolute të votave, kryeministri në largim Albin K...