Lajme

Fatmir Limaj uron ditën e veteranit, kujton sulmin e parë kundër familjes Jashari

Autori: Gazeta inFokus 12:04 | 30 December 2019

30 dhjetori shënon ditën e Veteranit të UÇK-së në Kosovë.

Këtë ditë e ka kujtuar e uruar kryetari i NISMËS Socialdemokrate dhe ish-komandanti i UÇK-së, Fatmir Limaj, i njohur në atë kohë me nofkën “Çeliku”, shkruan gazeta inFokus.

“Në “Ditën e Veteranit”, nderojmë veteranët e luftës tonë çlirimtare të cilët dhanë gjithçka që të jetësohet ëndrra shekullore e qytetarëve për ta pasur shtetin tonë”.

-Advertisement-

“Në këtë ditë kujtojmë me respekt sakrificën e të gjithë veteranëve të Ushtrisë Çlirimtarë të Kosovës, dëshmorëve dhe martireve të Kombit të cilët bënë të mundur lirinë tone”, shkruan Limaj në një postim në Facebook.

Limaj ka kujtuar edhe një ngjarje sa të rëndësishme aq edhe të dhimbshme, atë të sulmit të parë kundër familjes Jashari.

“Po ashtu, sot mbushen 28 vjet nga sulmi i parë i forcave të armikut kundër familjes së komandantit legjendar, Adem Jashari në Prekaz. Mirënjohje e respekt për të gjithë veteranët!”./Gazeta inFokus/

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera