Lajme

Fatmir Limaj reagon pas ftesës së Speciales për Zafir Berishën

Autori: Gazeta inFokus 18:05 | 11 December 2019

Kryetari i Nismës Socialdemokrate të Kosovës, Fatmir Limaj, ka reaguar ndaj ftesës së Gjykatës Speciale për ish deputetin, Zafir Berisha.

Limaj në reagimin e tij, thotë se ftesa për kolegun e tij të partisë, është e padrejtë, porse nuk do të arrijë ta njollosë luftën e UÇK-së.

Reagimi i Limajt:

-Advertisement-

Ftesa për intervistë nga Gjykata Speciale për mikun dhe bashkëpunëtorin tim, Zafir Berisha, është në vazhdën e ftesave nga një Gjykatë të cilën me kohë e kemi vlerësuar të padrejtë.

Pavarësisht kësaj, asnjë Gjykatë nuk do të arrijë ta njollosë luftën tonë të shenjtë.

Unë kam besim në luftën e drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe të Zafir Berishës.

Jam i bindur se Kosova do ta kalojë me sukses edhe këtë sfidë dhe se drejtësia do të ngadhënjejë përballë shpifjeve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera