Lajme

Fatmir Limaj për menaxhimin e pandemisë: Si është e mundur Kurti e Vitia të jenë indiferent

Autori: Gazeta inFokus 15:20 | 31 August 2021

Kryetari i Nisma Socialdemokrate Fatmir Limaj ka reaguar në lidhje me menaxhimin e pandemisë nga ana e Qeverisë së Kosovës.

Ai ka kritikuar ashpër kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe ministrin Arben Vitia.

Sipas tij fatkeqësisht ditëve të fundit spitalet janë të stërmbushura me pacientë të infektuar me COVID ku edhe numri i vdekjeve është rritur ndjeshëm.

Limaj ka thënë se si është e mundur që kryeministri e ministri i Shëndetësisë të rrinë kaq indiferent ndaj kësaj gjendje alarmante.

“Fatkeqësisht ditëve të fundit spitalet janë të stërmbushura me pacientë të infektuar me COVID. Numri i vdekjeve është rritur ndjeshëm. Por, si është e mundur që kryeministri e ministri i Shëndetësisë të rrinë kaq indiferent ndaj kësaj gjendje alarmante. Mos të flasim për kryeministrin fare, për më keq, as ministri i Shëndetësisë deri më sot, nuk e ka bërë asnjë vizitë në teren, asnjë vizitë në QKUK, por as në spitale rajonale për të parë gjendjen e për të mbështetur stafin mjekësor. Është për keqardhje kjo indiferencë totale ndaj qytetarëve dhe vendit të vet” ka shkruar Limaj.

Të tjera