Fatmir Limaj paralajmëron riaktivizim, i kemi dhënë një vit kohë Qeverisë
Autori: Gazeta inFokus
08:30 | 24 Shkurt 2022
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, në një intervistë ka thënë se si opozitë janë duke vëzhguar çdo ditë zhvillimet në vend, por ka shtuar se natyra e tyre e opozitarizmit nuk është të bëjnë “zhurmë”.
Limaj konsideron se ka qenë e nevojshme që Qeverisë Kurti t’i jepet pak kohë. Por, sipas tij, një vit ka qenë i mjaftueshëm për të parë sjelljen e kësaj qeverie.
Ai tani paralajmëron se Nisma, e cila mbeti jashtë Kuvendit, në zgjedhjet e fundit parlamentare, do “të ndezë motorët” dhe do të aktualizojë tema të rëndësishme.
Kreu i Nismës thekson se kishte shpresuar se Vetëvendosje, e cila në zgjedhjet e 14 shkurtit 2021 fitoi mbi 50 për qind të votave, do të hiqte dorë nga disa qëndrime të gabuara në të kaluarën. Por lë të kuptohet se kjo nuk ka ndodhur.
“Ne duam të qeverisë shteti, jo qeveria antishtet. Duam qeveri që respekton historinë e vet”, shprehet Limaj.
Ai nuk është i kënaqur as me opozitën në Parlament, të cilën e cilëson si zhurmuese.
“Ne jemi shumë aktivë. Ne kemi një përvojë politike në këtë vend. Ne respektojmë vullnetin e qytetarëve. Ne nuk vrapojmë për të zhurmuar e piskatur. Ne kemi vëzhguar çdo ditë zhvillimet në vendin tonë. Edhe atë ditë kur nuk merrem me politikë, unë jam i shqetësuar dhe vëzhgoj e përcjell interesat e vendit tim. Përderisa kam energji, shëndet e frymë, për asnjë sekondë unë nuk heqë dorë nga interesimi për zhvillimin në vendin tim”.
“Por, si opozitë tani ne i kemi dhënë kohë kësaj qeverie dhe e kemi përcjellë hap pas hapi. Ndoshta natyra jonë e opozitarizmit nuk është sikur të tjerët që çdo ditë të bëjmë zhurmë. Besoj që kjo hapësirë duhet t’i jepet qeverisë”, ka thënë Limaj.
Sipas tij, Nisma do të vazhdojë të jetë zëri i arsyes siç kanë qenë në parlament e qeverisje, duke lënë rrugë të hapur për të bashkëpunuar me secilin subjekt që është i interesuar për tema të ndryshme. “Por nuk do të kursehemi për të kundërshtuar veprimet e pamatura”.
Tutje, ai tha se opozita parlamentare duhet të jetë e koordinuar, aktive dhe argumentuese.
“Ajo çka ne duhet të bëjmë është të ngrisim zërin për temat aktuale. Shpresoj që opozita parlamentare të reflektojë dhe të jetë e koordinuar, aktive dhe argumentuese e jo zhurmuese, gjë që deri më tani nuk e kemi parë. Jo një opozitë hipokrite, por opozitë e vendosur në qëndrimet e veta”.
Sipas Limajt, një pjesë të përgjegjësisë për dështimet që po ndodhin në shumë fusha do ta ketë edhe opozita parlamentare nëse vazhdon të sillet kështu./EO

T� tjera
-
“As vràsjes time nuk pres t’i përgjigjeni” – Letra që Arlinda Zekaj, e vràrë mbrëmë me sëpatë, ia kishte drejtuar kryetarit të Gjykatës në Pejë
Arlinda Zekaj, 49-vjeçarja që u vra të dielën në Vitomiricë të Pejës, kishte ...
-
PDK e LDK kërkojnë raportim urgjent nesër të kryesuesve të KPK-së dhe KGJK-së
Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratik e Kosovës, kanë kërkuar që...
-
Presidentja kërkon hetim urgjent për gruan që u vra në Pejë: Çdo dyshim për dështim, të marrë përgjigje
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka reaguar ashpër pas vrasjes së...
-
Tentim-vras*je në Prishtinë, një person përfundon në spital
Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një rrahjeje që ka ndodhur në Pris...
-
Kryeprokurori i Shtetit kërkon raport për trajtimin e rasteve të Arlinda Zekajt
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka ndërmarrë veprime konkrete instit...
-
Policia thotë se Arlinda u kthye në shtëpi me dëshirën e saj, avokatja e kundërshton: “Nuk ka qenë vullneti i viktimës!”
Policia e Kosovës deklaroi se Arlinda Zekaj, e cila u vra mbrëmjen e 25 tetor...
-
Rasti në Pejë: VV-ja thërret seancë të jashtëzakonshme, kërkohet themelimi i një komisioni hetimor
Rasti i vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës ka vënë në lëvizje i...
-
Kryetarja e Kuvendit kërkon hetim të plotë për vra*sjen e gruas në Pejë
Kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu, ka kërkuar hetim të plotë për rastin e ...
-
Pas ndarjes së parakohshme nga jeta, hapet GoFundMe për riatdhesimin e Rinesa Qeriqit
Është hapur një fushatë për mbledhjen e donacioneve në platformën GoFundMe, m...
-
ALARMANTE: 8 gra u vrạnë në Kosovë vetëm këtë vit- Rastet që tronditën vendin
Tri ditë para se të vritej, Arlinda Sylaj Zekaj u kishte shkruar institucione...
-
Avokati Jashari: Reagimet e Policisë dhe Prokurorisë për vrasjen në Vitromiricë e shpërfaqin edhe më shumë amatorizmin e institucioneve tona
Avokati Arbër Jashari ka reaguar për mënyrën se si Policia dhe Prokuroria e P...
-
Qorolli akuzon prokuroren për rastin e Arlinda Zekajt: Ajo duhet të jap llogari, para ligjit dhe para Zotit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe njëherit, kryetari i Komisionit Parlamen...






























