Fatmir Limaj kërkon shkarkimin e Donika Gërvallës
Autori: Gazeta inFokus 21:25 | 05 May 2021
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka folur rreth një deklarate së kryediplomates kosovare, Donika Gërvalla në vitin 2015, e cila kishte thënë se do të ndihmonte me materiale sapo të formohej Gjykata Speciale kundër, siç thoshte ajo, kokave të organizatës kriminale, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli.
Limaj tha se nëse Gërvalla nuk distancohet nga ajo deklaratë, duhet të shkarkohet ose të jap dorëheqje sepse, sipas tij, është konflikt interesi.
“Nëse e mbroni atë çka jeni thënë në 2015, duhet me u shkarku duhet me dhënë dorëheqje se keni konflikt interesi, sepse ju sot drejtoni diplomacinë e Kosovës”, tha Limaj në RTK.
“Të ftohet ministrja në interpelancë, të kërkohet shkarkimi i saj, për faktin se ka konflikt interesi. Habitem se si partitë opozitare nuk kanë thirrur deri tash interpelancë dhe të kërkojnë shkarkimin e saj”, tha Limaj.
Ai shtoi se në momentin kur dikush merr një post publik duhet të distancohet nga deklaratat e mëhershme sepse më nuk mund të mbajë qëndrim individual.
“Ne jemi qytetar të këtij vendi, si njerëz të thjeshtë kemi të drejtën e mendimeve tona, dhe askush s’mund të ia cenoj askujt shprehjen e mendimit të lirë pavarësisht a pajtohemi apo jo, kjo është deri sa ne nuk drejtojmë institucioneve publike. Në momentin kur ju kaloni në një drejtim publik, ose duhet të distancoheni nga ajo që keni thënë, qëndrimi që keni mbajt. Të distancohet zonja e nderuar, s’ka qëndrim individual gabim është, këta e kanë problem se nuk dinë të sillen në institucione publike”, shtoi Limaj.
Të tjera
-
Kosovari që u arrestua nën pretekstin për kri*me lu*fte në Serbi, nesër del para gjykatës
Kosovari që u arrestua nën pretekstin për krime lufte në Serbi, nesër del par...
-
Lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës që u arrestua nga Serbia
Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq, që u ndalua në kufi n...
-
Të shtëna armësh në Prishtinë
Mbrëmjen e sotshme në Prishtinë, në afërsi të një pompe derivatesh, ka pasur ...
-
Gazeta ukrainase: Më e udhës Kyivi ta zgjedh partnere Kosovën se Beogradin prorus -humbje historike për Serbinë në Strasburg
Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës (PACE), të martën në mbrëmje vo...
-
Hoxhaj në Austri takon ish-kancelarin Kurz dhe deputetë austriakë, ka një kërkesë për ta
Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, gjatë një vizite në Austri, k...
-
Prindon Sadriu i gëzohet çmimit që e mori Presidentja: Krenar me ty
Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani i është ndarë çmimi Evropian nga shoqëria...
-
Maqedonci ngre alarmin: Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci 24 orë pas bllokimit në kufi me Serbinë ...
-
Gërvalla takon ambasadorin amerikan – diskutuan për këto çështje
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka zhvilluar ta...
-
ShBA do të vërë veton ndaj anëtarësimit të Palestinës në OKB
ShBA do të ushtrojë të drejtën e vetos nesër në një takim të Këshillit të Sig...
-
I vazhdohet paraburgimi Thaçit, Veselit dhe Bahtjarit
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë është marrë vendim për të...
-
Panairi i Kantonit, një mundësi për zgjerimin e komunikimit në fushën e biznesit
Kryeministri kinez Li Qiang u shpreh gjatë takimit me biznesmenët e huaj, pje...
-
Lëkundje të forta tërmeti në Turqi
Një tërmet më magnitudë 5.6 ballë është regjistruar në Turqi në provincën e T...