Lajme

Fatmir Limaj fton përsëri kandidatët për kryeministër në debat: “Nuk kemi pse të fshihemi, ia kemi borxh popullit”

Autori: Halil Berisha 20:29 | 16 September 2019

Fatmir Limaj edhe njëherë ka përsëritur një sfidë të cilën ua ka bërë kandidatëve tjerë për kryeministër të Kosovës.

E Limaj i cili është përzgjedhur kandidat për shef qeverie nga NISMA-AKR-PD, ka thënë që tashmë ka ardhur koha që të gjithë kandidatët të dalin e të ballafaqohen me njëri tjetrin, shkruan gazeta inFokus.

“Një lloj ballafaqimi debati të kulturuar, ja kemi obligim qytetarëve të Kosovës e juve si media, me vullnet kemi kandiduar nuk kemi pse të fshihemi, duhet të ju falenderojmë juve që na lejoni ti shpalosim ofertat, krejt Kosova pret prej këtyre pesë njerëzve të dalin të tregojnë se çka do të bëjnë nëse marrin votat, një debat i tillë me një kod etik e respekt të ndërsjell e unë e respektoj secilin kandidat në garë, pastaj me një mundësi të komunikimit e kundër-përgjigjeve mjaftueshëm do t’i japim përgjigje qytetarëve”

-Advertisement-

Kjo pasi sipas tij asnjëherë nuk ka ndodhur në të kaluarën e e cila ishte mangësi e çdo palë zgjedhje që janë mbajtur derimë tani.

“Në Kosovë asnjëherë partitë që kanë qenë pretendente për të fituar zgjedhjet nuk janë ballafaquar liderët e tyre, e tash duhet”./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera