Lajme

Fatmir Limaj: Faleminderit Prizren!

Autori: Gazeta inFokus 15:46 | 23 June 2017

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj ka falënderuar strukturat e partisë dhe qytetarët e Prizrenit, për besimin e dhënë në zgjedhjet e 11 qershorit.

“Kam ardhur që t’ju falënderoj për angazhimin që keni treguar në zgjedhje duke kulmuar me fitore”, tha Limaj, gjatë një takimi me strukturat e Nismës në Prizren.

Ai, ka falënderuar të gjithë qytetatërt e Prizrenit, për besimin e dhënë në zgjedhjet e 11 qershorit.

-Advertisement-

“Nisma në këto zgjedhje ka dalë fituesja më e madhe “, tha Limaj.

Edhe kryetari i degës së Nismës në Prizren, Zafir Berisha, falënderoi strukturat e partisë për përkushtimin që kanë treguar në këto zgjedhje.

Ai, ka ftuar këto struktura që të vazhdojnë angazhimin e tyre për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 22 tetor të këtij viti.

“Atëherë do të jetë vula përfundimtare e fitores së madhe të NISMA-s në Prizren”, tha Berisha.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation

Të tjera