Lajme

Fatmir Limaj, “Autostradat e Zivcrës i shikoja në livadhet e Kosovës”

Autori: Halil Berisha 22:04 | 14 September 2019

Fatmir Limaj, është i njohur që nga politikanët e parë, filloi të ndërtoj autostrada e rrrugë nëpër Kosovë.

Limaj në Zonën Zgjedhore në Klan Kosova, ka treguar se këtë e ka pasur ëndërr shumë më përpara.

Në fakt, sipas Limajt ishte koha e para-luftës, kur Limaj ishte në Zvicërr, e aty i lindi ëndrra që rrugët e mira që i pa, t’i sheh ndonjëherë edhe në Kosovë.

-Advertisement-

“Secili njeri ka një ëndërr, unë kam jetuar pak në Zvicër, e kam jetuar shumë në atë kohë, kisha lakmi çdo gjë që shihja, rrugën, infrastrukturën, i shihsha autostradat në livadhet e Kosovës, nga Berni për në Cyrih janë do livadhe si në Komoran, thojsha a thu a ka mundësi edhe tek ne najherë me ardhë. Kur erdh mundësia që Kosova e pavarur, vendi që ishte përtoke, të marrim projekte të mëdha. Nuk ka projekt të madh që është bë në botë e që nuk është kundërshtuar, sot krenohen vendet që kreatorët e ideatorët e tyre nuk kanë pësuar tragjikisht, edhe unë kam qenë afër por projekti ka hecë”,ka thënë Limaj./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera