Lajme

Fatbardha Emini emërohet zëvendësministre në MAPL

Autori: Gazeta inFokus 17:47 | 22 February 2020

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka emëruar një zëvendësministre në qeverinë e tij.

Fatbardha Emini, është emëruar zëvendësministre në ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar sot znj. Fatbardha Emini, zëvendësministre në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal”, thuhet në komunikatë.

-Advertisement-

Duke i uruar suksese në detyrën e re, Kurti tha se Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal do ta ketë mbështetjen e Qeverisë në avancimin e politikave zhvillimore që ndërlidhen me komunat e Kosovës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera