Sport

Fassone trondit tifozët e Milanit

Autori: Gazeta inFokus 23:20 | 21 August 2017

Marco Fasson e ka konfirmuar se Milan nuk ka më në plan të transferojë lojtarë të rinj.

Skuadra e Milanit ka transferuar 11 lojtarë gjatë këtij afati kalimtar, duke qenë më aktivja në Itali dhe Evropë.

Nikola Kalinic ishte përforcimi i fundit i Milanit dhe sipas CEO të Milanit, Marco Fassone, kroati do të jetë edhe i fundit.

“Ne jemi shumë të kënaqur me ardhjen e Kalinic”, tha Fassone për SportItalia.

-Advertisement-

“Transferime të tjera? Për momentin nuk kemi të planifikuar asnjë transferim tjetër”.

Kjo do të thotë që Milan përfundimisht ka hequr dorë nga dy sulmuesit Aubameyang dhe Andrea Belotti.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Viva Fresh Store triumfon në çmimet Best Buy Award 2024/2025 në Kosovë!
-Advertisement-

Të tjera