Shëndetësi

Fara pjepri për rigjenerimin e veshkave

Autori: Gazeta inFokus 12:10 | 14 August 2019

Që në lashtësi farat e pjeprit janë përdorur si një nga kurat më të mira për shëndetin e veshkave dhe trajtimin e sëmundjeve të tyre.

Vitamina E tek farat e pjeprit mbron veshkat nga radikalet e lira. Këto fara rekomandohen të aplikohen për të mbrojtur shëndetin e veshkave ndaj dhe në mjekësinë popullore kanë një përdorim të gjerë. Këto fara konsiderohen të pasura me antioksidantë që pastrojnë organizmin nga radikalet e lira. Përmbajtja e lartë e proteinës tek farat i bën ato të rekomandueshme për flokë dhe thonj të shëndetshëm.

Burim vitaminash dhe mineralesh: Farat e pjeprit përmbajnë sasi të konsiderueshme të vitaminës A dhe E. Këto vitamina që treten në yndyrë shërbejnë si antioksidantë dhe mbrojnë sytë e parandalojnë kancerin.

-Advertisement-

Shëndeti i sistemit tretës: Farat e pjeprit ndihmojnë në largimin e parazitëve nga zorrët. Me përmbajtjen e lartë të fibrës, këto fara besohet të përmirësojnë tretjen e ushqimeve.

Studimet kanë konfirmuar se antioksidantët dhe acidet yndyrore tek farat e pjeprit e mbrojnë zemrën nga stresi oksidues dhe çrregullime të tjera. Mineralet ndihmojnë në uljen e tensionit të gjakut.

Mbipesha: Farat e thata të pjeprit mund të shërbejnë si një ushqim i shëndetshëm për ata që duan të bien në peshë. Këto fara ndihmojnë në eliminimin e lëngjeve të akumuluara në trup dhe rregullimin e tensionit të gjakut.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit

Të tjera