Lajme

Faqja zyrtare e Kuvendit transmeton fushatën e PDK-së në Podujevë, reagon Vjosa Osmani

Autori: Gazeta inFokus 16:00 | 27 November 2020

Fushata politike e Naim Fetahut të PDK-së, në Podujevë është transmetuar në web faqen e Kuvendit të Kosovës.

E kjo gjë ka ngjallë reagime të kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, shkruan Gazeta Infokus.

“Sapo jam njoftuar se uebfaqja zyrtare e Kuvendit te Republikës së Kosovës në Facebook ka transmetuar aktivitetin partiak të Partisë Demokratike të Kosovës në Podujevë. Kjo përbën shkelje të autorizimeve zyrtare të personave përgjegjës që mirëmbajnë faqen zyrtare të Kuvendit në Facebook”, thuhet në reagimin e Osmanit.

-Advertisement-

Osmani po ashtu ka thënë se ka kërkuar që të merren masa urgjente ndaj kujtdo që ka dëmtuar rëndë imazhin e Kuvendit.

“Kam kërkuar nga Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit që të ndërmerren masa urgjente ndaj kujtdo që ka keqpërdorur autorizimet zyrtare dhe kanë dëmtuar rëndë imazhin e institucioni të Kuvendit”, thuhet mes tjerash në këtë reagim.

Kujtojmë që në Podujevë këtë të premte është dita e fundit e fushatës zgjedhore pasi që të dielën do të mbahen zgjedhjet për kryetar të Komunës./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…

Të tjera