Rozë

Faqja zyrtare e ‘Eurovisionit’ publikon fotografitë e Anxhela Peristerit me veshje kombëtare

Autori: Gazeta inFokus 23:31 | 25 February 2021

Anxhela Peristeri përfaqëson Shqipërinë këtë vit në Eurovision.

Këngëtarja e njohur shqiptare, Anxhela Peristeri ka fituar në edicionin e radhës të Festialit të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar, shkruan lajmi.net.

Ajo u paraqit me këngën “Karma”, ndërsa triumfi në këtë festival ia siguron biletën për festivalin evropian të këngës, “Eurovision”.

-Advertisement-

Anxhela ka realizuar një fotosesion me veshje kombëtare, përmes së cilit po bën edhe prezantimin e këngës.

Faqja zyrtare e “Eurovisionit” ka publikuar fotografitë e këngëtares shqiptare me kostume të ndryshme tradicionale.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera