Sport

Faqja zyrtare e “EURO 2020” ka një pyetje për kombëtaren e Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 16:23 | 03 December 2019

Faqja zyrtare e kampionatit evropian “Euro 2020” në rrjetet sociale ka diskutuar rreth mundësisë së kualifikimit të Kosovës në kampionatin evropian.

“A do ta udhëheq Rashica Kosovën drejt kampionatit evropian?” është pyetja që kanë shtruar zyrtarët e Euro 2020 për tifozët.

“Po, padyshim ata e meritojnë”, “Po, Rashica dhe Muriqi do të jenë liderët e Kosovës në evropian” janë disa nga përgjigjet e tifozëve shqiptarë e të huaj.

-Advertisement-

Për të siguruar biletën në kampionatin evropian, “Dardanët” duhet të fitojnë dy ndeshje.

Në mars do të luajnë gjysmëfinalen e playoffit me Maqedoninë Veriore, pastaj në rast të fitores luajnë në finale me fituesin e ndeshjes Gjeorgji – Bjellorusi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera